Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën Prishtinë-Gjilan mes katër veturave, ku kanë mbetur të lënduar 14 persona.
Sipas Policisë, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë liruar për në shtëpi.
“Rruga Prishtinë-Gjilan 15.08.2023-20:00. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturave. Si pasojë 14 persona (7 femra kosovare dhe 7 meshkuj kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.


