KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ahmeti: Nëse Vetëvendosje përfshihet në zgjedhje le ta thotë hapur
Politikë

Ahmeti: Nëse Vetëvendosje përfshihet në zgjedhje le ta thotë hapur

KosovaNewss
KosovaNewss 22:45 -30/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në “RTK Prime” ka komentuar edhe takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me krerët e partive shqiptare opozitare në Maqedoninë e Veriut, si dhe përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare atje më 8 maj.

“Nuk ka asgjë të keqe nga takimet. Edhe unë kam qenë me Kurtin me bashkëpunëtorët e mi. Secili udhëheqës cakton ca objektiva për veprim, por kjo çka tha Mexhiti nuk përkon me deklaratën e Kurtit që bëri në Shkup, e që tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk merr pjesë në këto zgjedhje. Nëse ka strategji të kamuflohen gjërat nuk është mirë, le të thuhen gjërat hapur dhe nuk na pengon asgjë”, ka theksuar Ahmeti.

Megjithatë, Ahmeti ka thënë se ai asnjëherë nuk është involvuar në zgjedhjet e Kosovës, ndonëse ka miq e bashkëluftëtarë si në LVV, si në PDK apo në AAK, teksa është shprehur i bindur për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Kurti në Shkup tha se nuk marrim pjesë dhe nuk jemi të regjistruar si parti politike. Nëse vendos për t’u përfshirë le të vendos, merr pjesë në zgjedhje, kutitë e votimit janë të vendosura dhe në mbrëmje shpalosen rezultatet. Aktualisht nëse thirremi në studime e analiza, BDI është fitues i këtyre zgjedhjeve akoma pa u mbajtur ato dhe këtë e dinë edhe partitë politike maqedonase edhe ato shqiptare, edhe opozita maqedonase edhe ajo shqiptare. Unë asnjëherë nuk jam zhgënjyer nga parashikimet dhe nga studimet me ekspertë e me ekspertizë të mirëfilltë. Por koha do ta vërtetojë”, ka shtuar Ahmeti.

I pyetur nëse përfshirja de fakto e Vetëvendosjes në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut do të ndikojë në rezultatet zgjedhore, kreu i BDI-së ka thënë se ”nuk mendoj se mund të ndikoj në rezultat sepse elektorati shqiptar është mjaft i përcaktuar në Maqedoni”.

Tutje Ahmeti ka theksuar se nuk është në armiqësi me asnjë parti politike as në Kosovë, as në Shqipëri e as në Maqedoninë e Veriut, derisa ka këmbëngulur se shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nuk u duhen shumë parti. “Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nuk u duhen 3, 4, 5, 6 apo 7 parti sepse aq më shumë parti të jenë, atëherë shqiptarët do të jenë më të parëndësishëm”, ka nënvizuar Ahmeti. 

Ahmeti: Talat Xhaferi është kryeministër i shtetit, shtesa teknik për zbutje të opinionit maqedonas

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti e ka vlerësuar moment të rëndësishëm dhe historik për shqiptarët zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Ndonëse Xhaferi po njihet si kryeministër teknik, Ahmeti ka thënë se në dokumentet zyrtare nuk ka kryeministër teknik dhe kjo nuk e zvogëlon aspak rëndësinë që ka ky moment për shqiptarët. 

“Unë kam votuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për kryeministër të Maqedonisë së Veriut. Në dokumentet zyrtare nuk ka kryeministër teknik, por ka kryeministër të shtetit me kabinet qeveritar, me emërime, me platformë. Por për çështje të politikave ditore për ta zbutur pak opinionin maqedonas po bëhet edhe kjo shtesa teknik”, ka thënë Ahmeti në intervistë me gazetarin Bashkim Vishaj në “RTK Prime”.

Ai e ka vlerësuar “të gabuar” dhe ka “shprehur keqardhje” për mospjesëmarrjen e partive opozitare shqiptare në këtë akt të cilin e ka quajtur historik.

“Ky vërtet është moment i rëndësishëm dhe historik, jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, edhe për qytetarët maqedonas, por edhe për shqiptarët në tërësi, sepse ne jemi prodhues të stabilitetit e të paqes. Jemi thellësisht të angazhuar që jo vetëm Maqedonia e Kosova me vendet fqinje të jetojmë në fqinjësi të mirë me njëri-tjetrin,  por edhe më gjerë Ballkani Perëndimor sepse e kaluara e Ballkanit është tepër e hidhur”, ka shtuar Ahmeti.

Ai ka thënë se prapashtesa teknik për kryeministrin Talat Xhaferi i ka rënë në sy edhe atij, por ka këmbëngulur se kjo ka ardhur për ta zbutur opinionin maqedonas, duke pasur parasysh se edhe në të kaluarën ka pasur shumë reagime ndaj avancimit të shqiptarëve.

“Fatkeqësisht në Maqedoni me shumë vështirësi është pranuar avancimi i shqiptarëve, duke filluar nga viti 2002 me marrëveshjen paqësore të Ohrit. Për  çdo hap që bëhej përpara kishte reagime të mëdha nga komuniteti maqedonas, sepse ishte i edukuar e i mësuar që ekskluziviteti është vetëm i komunitetit maqedonas, e ne të tjerët ishim qiraxhinj në shtëpinë tonë. Por, nga 2002-ta ndryshoi historia, Maqedonia e Veriut më nuk ishte në pronësi të njëanshme, por pronar e zot shtëpie u bën edhe shqiptarët me gjuhën, flamurin kombëtar, me universitete me administratë, me polici e me ushtri. Por, për ta zbutur opinionin e vet thonë se ky është kryeministër por është kryeministër teknik”, ka nënvizuar Ahmeti.

Ai ka thënë se kur Talat Xhaferi ishte zgjedhur ministër i mbrojtjes ka pasur reagime të shumta të maqedonasve. Njëjtë ka ndodhur edhe kur ai ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku ishte derdhur edhe gjak, por ka thënë se kur u votua në mandatin e dytë thuajse nuk u mor fare vesh që u zgjodh Xhaferi.

Lidhur me deklaratën e kryetarit të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti dhënë për RTK-në se Talat Xhaferi nuk është kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, pasi në vitin 2001 kryeministër teknik ka qenë edhe Qemajl Musliu, kreu i BDI-së ka thënë se këto janë deklarata për fushatë elektorale. “…sepse nuk e vërteton asnjë dokumentacion që ka pasur kryeministër shqiptar në vitin 2001. Është fushatë për 8 maj”, ka thënë Ahmeti.

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Lidhja jonë është e përjetshme

Kurti kërkon nga Costa heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Zyra e BE-së për takimin e Costas me Kurtin: U theksua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

Trump flet për Ukrainën në Katar: “Sot, ndoshta nesër, apo të premten mund të vijnë lajme shumë të mira”

Costa: Heqja e masave ndaj Kosovës është e kushtëzuar me shtensionimin e situatës në veri të vendit

KosovaNewss 30/01/2024 30/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
clear sky
8° _ 6°
77%
1 km/h
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
16 °C
Mon
15 °C

Lajmet e Fundit

Bologna mposht Milanin dhe fiton Kupën e Italisë
23:09 -14/05/2025
Galatasaray fiton Kupën e Turqisë
23:05 -14/05/2025
Istogu e fiton finalen e parë
22:21 -14/05/2025
Divizioni i Ushtrisë së ShBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës
21:54 -14/05/2025
Albion Rrahmani shënon në finalen e Kupës së Çekisë
21:30 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?