KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AGK-ja shpreh shqetësimet në lidhje me trajtimin që prokuroria e gjyqësori po u bëjnë rasteve të dhunës ndaj gazetarëve
Politikë

AGK-ja shpreh shqetësimet në lidhje me trajtimin që prokuroria e gjyqësori po u bëjnë rasteve të dhunës ndaj gazetarëve

KosovaNewss
KosovaNewss 13:31 -03/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit i është drejtuar me një kërkesë prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Në kërkesë është shprehur shqetësimi për trajtimin e rasteve të dhunës kundër gazetarëve.

AGK-ja ka thënë se në pesë vjetët e fundit janë regjistruar 120 raste kërcënimesh ndaj gazetarëave dhe punonjësve të mediave, 33 prej tyre vitin e kaluar. Këtë vit janë regjistruar 11 raste.

AGK-ja ka thënë se rritja e sulmeve ndaj gazetarëve kërkon reagim urgjent.

“Kësaj shkrese, na lejoni të shprehim shqetësimet tona në lidhje me trajtimin e rasteve të dhunës kundër gazetarëve duke kërkuar nga ana e juaj si pjesa kryesore e sistemit të drejtësisë, të trajtoni me seriozitet më të madh mbrojtjen e gazetarëve nga dhuna e cila vien si rezultat i ushtrimit të aktivitetit të tyre si raportues të çështjeve të cilat përbëjnë interes publik. Në pesë vitet e fundit, AGK-ja ka regjistruar 120 raste kërcënimesh, ndaj gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias. Gjithsej, 17 raste janë regjistruar në vitin 2018, 21 raste në vitin 2019, 24 raste në vitin 2020, 29 raste në vitin 2021 dhe 33 raste gjatë vitit 2022. Vetëm këtë vit deri në momentin që po flasim janë shënuar 11 raste sulmesh, me më të rëndin atë fizik kundër gazetarit Valon Syla. Kështu, numri i rasteve të kërcënimeve, sulmeve dhe ngacmimeve ndaj gazetarëve është rritur vit pas viti. Sulmet ndaj gazetarëve, pos që paraqesin vepra penale kundër jetës dhe trupit, ato cenojnë edhe një prej lirive bazë në një shoqëri demokratike, që është liria e shprehjes. Duke mos minimizuar rrezikun e asnjë vepre penale, rastet e sulmeve ndaj gazetarëve kanë një rrezikshmëri të veçantë, që përpos në palën e dëmtuar, e vënë në rrezik edhe lirinë e shprehjes së gazetarëve dhe lirinë e informimit të qytetarëve. Rritja e sulmeve ndaj gazetarëve kërkon reagim urgjent dhe adekuat nga ana e sistemit të drejtësisë. AGK-ja, e vlerëson lartë miratimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi me të cilin parashihet që rastet e gazetarëve të trajtohen brenda një afati të shkurtër kohor ashtu siç e vlerëson edhe caktimin e koordinatorëve për rastet e dhunës kundër gazetarëve nga ana e prokurorëve. Përkundër këtyre zhvillimeve pozitive, shqetësimet tona kryesore mbesin kualifikimi i gabuar i veprave penale nga ana e prokurorëve ndaj sulmueseve të gazetarëve, kryesisht duke përzgjedhur vepra më të lehta penale dhe zvarritja e rasteve në gjykata dhe dënimet jashtëzakonisht të ulëta ndaj sulmueseve të gazetarëve të shqiptuara nga gjykatësit. Ne kërkojmë nga prokurorët që në rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të ndërmarrin hetime profesionale dhe të pavarura dhe akuzat ndaj sulmueseve të gazetarëve t’i përpilojnë duke marrë parasysh jo vetëm rrethanat lehtësuese por edhe ato rënduese me qellim të dekurajimit të sulmeve ndaj gazetarëve. Nga gjyqtarët kërkojmë që rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të trajtohen me prioritet të lartë dhe sulmuesit të marrin dënime që reflektojnë rrezikshmërinë që iu kanoset gazetarëve e jo të shqiptohen dënime të lehta. Duke pasur për bazë misionin e AGK-së në mbrojtjen e lirive dhe të drejtat e gazetarëve, promovimin, inkurajimin dhe përmirësimin e gazetarisë cilësore dhe të hapur në Kosovë, si dhe pozitën e gazetarëve në Kosovë, na lejoni që të shprehim gatishmërinë e plotë të AGK, për çfarëdo forme të bashkëpunimit e cila ka për qëllim sigurinë e gazetarëve dhe krijimin e një mjedisi të lirë medialë”, thuhet në kërkesën e AGK-së.

Gjithashtu lexoni:

DnV: Dalja e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se në zgjedhjet e fundit parlamentare  

Rexhepi e shqetësuar me informacionet se u gjetën fletëvotime të dëmtuara

Haskuka me thirrje urgjente më pak se një orë para mbylljes së votimeve: Çdo votë vendos, ftoni familjarët dhe miqtë të dalin në votime!

Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin

KQZ: Deri në orën 17:00 kanë votuar 546 mijë qytetarë, pjesëmarrja 10.76 për qind më e ulët se në zgjedhjet e fundit

KosovaNewss 03/05/2023 03/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Mbi 600 të burgosur ushtrojnë të drejtën për të votuar
19:00 -07/06/2026
DnV: Dalja e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se në zgjedhjet e fundit parlamentare  
18:48 -07/06/2026
Rexhepi e shqetësuar me informacionet se u gjetën fletëvotime të dëmtuara
18:41 -07/06/2026
Haskuka me thirrje urgjente më pak se një orë para mbylljes së votimeve: Çdo votë vendos, ftoni familjarët dhe miqtë të dalin në votime!
18:14 -07/06/2026
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin
18:11 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?