Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas dëmtimit të veturave të disa ekipeve të medieve teksa ishin duke raportuar për zhvillimet e fundit në veri.
AGK-ja e ka dënuar këtë akt të protestuesve që bën ndaj ekipit të RTV Dukagjinit dhe Kallxo.com, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë që të mundësojnë raportim të sigurt të gazetarëve.
“Në videot e publikuar në medie, shihen veturat e RTV Dukagjinit dhe KALLXOs, me simbolin e motos jozyrtare të serbëve “Samo sloga Srbina spasava” (Vetëm uniteti i shpëton serbët), gomat e shpërthyera, si dhe mbulimin e “Republika e Kosovës” në targa. AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale”, shkruan AGK në Facebook.
Njëherësh, AGK-ja, fton gazetarë për kujdes të shtuar gjatë raportimit nga komunat në të cilat janë vendosur protestuesit.
Sot, vetura e ekipit të RTV Dukagjini është dëmtuar në komunën e Leposaviqit dhe Zubin- Potokut kështu duke u mbushur me mbishkrime nacionaliste nga protestuesit serbë.


