KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ademi takon Infantinon, diskutojnë për zhvillimin e futbollit kosovar
Sport

Ademi takon Infantinon, diskutojnë për zhvillimin e futbollit kosovar

KosovaNewss
KosovaNewss 18:22 -16/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Bisedë konstruktive lidhur me zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe projektet strategjike që Federata e Futbollit e Kosovës synon t’i realizojë në të ardhmen është zhvilluar në Doha të Katarit mes presidentit të FFK-së, Agim Ademi, dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, ka njoftuar FFK.

“Presidenti Agim Ademi po qëndron në Doha të Katarit, ku po merr pjesë në një sërë aktivitetesh të rëndësishme të organizuara nga FIFA. Në kuadër të këtij qëndrimi, presidenti Ademi u takua me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, me të cilin zhvilloi një bisedë konstruktive lidhur me zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe projektet strategjike që FFK synon t’i realizojë në të ardhmen. Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit me FIFA-n dhe UEFA-n, me qëllim të rritjes së standardeve, krijimit të mundësive të reja dhe mbështetjes së talenteve të reja kosovare. Po ashtu, në Doha u mbajt mbledhja e parë inauguruese e Komitetit për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s, ku presidenti Ademi mori pjesë si anëtar i këtij organi të rëndësishëm me mandat katërvjeçar. Angazhimi i tij në këtë komitet përbën një vlerësim të rëndësishëm për Kosovën dhe futbollin e saj, duke forcuar më tej praninë dhe zërin e FFK-së në mekanizmat vendimmarrës ndërkombëtarë. Presidenti Ademi ka shprehur përkushtimin e tij për të dhënë kontribut maksimal, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm të futbollit dhe krijimit të kushteve sa më të mira për brezat e rinj. Sonte në mbrëmje, presidenti i FFK-së do të marrë pjesë edhe në ceremoninë prestigjioze “The Best” të FIFA-s, një gala ku nderohen më të mirët e futbollit botëror dhe që mbledh rreth 800 të ftuar nga mbarë bota e futbollit, përfshirë presidentin e FIFA-s, drejtues federatash e klubesh, si dhe legjenda të këtij sporti”, ka shkruar FFK. “Ndërkohë, nesër presidenti Ademi do të ndjekë nga afër edhe finalen e Kupës Interkontinentale ndërmjet PSG-së dhe Flamengos”.

Gjithashtu lexoni:

FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë

Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të

Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi

Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës

KosovaNewss 16/12/2025 16/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive
19:42 -23/07/2026
Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite
19:35 -23/07/2026
Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve
19:14 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?