Nicholas Abbott, ambasadori britanik në Kosovë ka vizituar komandantin e KFOR-it, Major Gjeneral Ristuccia ku kanë biseduar për situatën e sigurisë në vend.
Këtë gjë e ka bërë të ditur, ambasadori Abbott nëpërmjet një postimi në Twitter.
“Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Shkëlqesia e Tij Nicholas Abbott, erdhi për vizitë te Komandanti i KFOR-it, Major Gjeneral Ristuccia, në kampin Film City në Prishtinë dhe diskutuan rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në vend”, ka shkruar ambasadori Abbott.
Ambassador of the United Kingdom to Kosovo, His Excellency @nickabbottfcdo ??, paid a visit to #KFOR Commander, MG Ristuccia, at Camp Film City in Pristina, and they discussed about the general security situation in the area. pic.twitter.com/V8BszUtaGC
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) July 11, 2023