KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fundi i pozitave të përjetshme në institucione të Kosovës – Hapet konkurrenca, REFORMA e thellë që parasheh Ligji i ri për zyrtarët publikë
Politikë

Fundi i pozitave të përjetshme në institucione të Kosovës – Hapet konkurrenca, REFORMA e thellë që parasheh Ligji i ri për zyrtarët publikë

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 15:34 -21/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas hartimit dhe dëgjimeve publike nga Qeveria e Kosovës të koncept-dokumentit për Ligjin e ri për zyrtarët publikë, tashmë ky dokument është përfunduar dhe KosovaNews mëson se gjatë kësaj jave do të procedohet për miratim në kabinetin qeveritar dhe pastaj merr rrugë për miratim edhe nga Kuvendi i Kosovës. Kështu i hapet rrugë konkurrencës dhe marrin fund beneficionet me pozita të larta që persona të caktuar i mbajnë me dekada, duke mos u sfiduar në konkurs.

Nisma e Qeverisë së Kosovës për nxjerrjen e një ligji për reformën e administratës shtetërore deri tani ka marrë përkrahje nga një pjesë e shoqërisë, kurse një pjesë tjetër, sidomos ajo e opozitës e ka kritikuar.

Sidoqoftë nisma për Reformë në Administratës Publike (RAP) është një proces dinamik që synon rritjen e kapaciteteve të saj për ofrimin e shërbimeve më të mira publike dhe me ligjin e ri Qeveria po synon që të sigurohen emërime të bazuara në merita në të gjithë administratën publike përmes procedurave transparente dhe mekanizmave të monitorimit, raporton KosovaNews.

Reforma që buron nga Ligji i ri për zyrtarët publikë në Kosovë – Hapja e tërësishme e sistemit

Deri sa me ligjin aktual pranimi në shërbimin civil përmes konkursit të hapur dhe publik në kategorinë profesionale dhe për një pozitë të kategorisë së lartë drejtuese bëhet vetëm me të punësuarit ekzistues, kjo ndryshon tërësisht me Projektligjin i ri.

Po ashtu edhe pozitat e lira të kategorisë së ultë dhe të mesme drejtuese (Siç është pozita e shefit të divizionit) deri tani janë plotësuar dhe mund të plotësohen vetëm përmes, lëvizjes brenda kategorisë ku të drejtë aplikimi kishin dhe kanë nëpunësit që mbajnë pozita të së njëjtës kategori në kuadër të shërbimit civil.

Kështu për ngritje në pozitë e marrjen e një posti të rëndësishëm në institucionet e vendit kanë pasur e kanë mundësi vetëm ata që janë punësuar gjatë viteve të kaluara dhe jo ndokush tjetër.

Ndryshimet me Ligjin e ri – Konkurron kushdo për pozitat e larta, nivelin e ultë dhe të mesëm drejtues

Mirëpo, Ligji i ri për zyrtarët publikë e ndryshon në tërësi këtë situatë duke bërë hapjen e sistemit përmes krijimit të mundësisë së organizimit të procesit të rekrutimit dhe pranimit në shërbimin civil përmes konkursit të hapur dhe publik për të gjitha kategoritë pa përjashtim.

Pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për Zyrtarët Publik çdokush që i plotëson kriteret brenda dhe jashtë Kosovës, brenda dhe jashtë sistemit aktual të shërbimit civil, mund të marrë pjesë në konkurset që do të hapen për këto pozita dhe sipas rregullave ta fitojë atë pozitë, raporton KosovaNews.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme dobitë e hapjes së sistemit në këtë formë janë të shumëfishta.

“Krijohet mundësia për freskimin e kapaciteteve profesionale në administratë publike; Gërshetimi i përvojave me profesionistë që kanë punuar në sektorë të tjerë përveç sektorit publik; Prurja e kapitalit njerëzor që ngritjen dhe zhvillimin profesional e kanë realizuar në diasporë; Krijohet mundësia për përfshirjen e të rinjve që kanë ekspertizë në fushat dhe profesionet deficitare në administratë publike”, thuhet nga MBP.

Përfshirja e Diasporës pjesa kryesore e reformës

Deri më tani vetëm shtetasit e Kosovës kanë pasur mundësi të kandidojnë për pozita të ndryshme në shërbimin civil të Kosovës.

Sipas MPB-së, ky kufizim marrë parasysh strukturën e lëvizshmërinë e popullatës tonë ndër dekada ka përjashtuar nga përfshirja në administratë të pjesës më të shkolluar dhe trajnuar.

Por, Projektligji i ri e hap këtë mundësi dhe krijon kushtet ligjore që pjesëtarët e diasporës lirisht mund të bëhen pjesë e të gjitha kategorive të zyrtarëve publik sipas rregullave të rekrutimit dhe formave të tjera të angazhimit në administratën e sektorit publik në të gjitha nivelet.

Digjitalizimi – Konkursi dhe shtrimi i pyetjeve ndaj kandidatëve për punë  

Po ashtu, Projektligji hap rrugën për herë të parë për digjitalizimin e plotë të procedurave të rekrutimit.

Kjo i jep përparësi jetësimit të parimeve të meritokracisë, transparencës dhe efektivitetit, si dhe adreson gjendjen e shpërfaqur ndër vite në administratën publike ku si defekt themelor është konstatuar ndikimi abuziv.

Ky projektligj parasheh që përgjatë procedurave të rekrutimit të sigurohet anonimiteti i kandidatëve, për të shmangur mundësinë e ndikimit përgjatë cilësdo fazë. E njëjta qasje është ndjekur edhe në përcaktimet për testimin me shkrim, ku është paraparë të shtohet komponenti algoritmik në përzgjedhjen e pyetjeve të testit me shkrim.

Madje, për të siguruar që vlerësimi profesional i kandidatëve të ketë në thelb meritokracinë, thuhet se përzgjedhja e anëtarëve të komisioneve të pranimit do të bëhet përmes sistemit kompjuterik.

Ndryshime – Mandatet e të punësuarve do të jenë deri në 4 vjet

Deri tani të punësuarit në institucione, sidomos ata në pozita drejtuese i kanë marë postet dhe me dekada i mbajnë duke mos iu nënshtruar konkurrencës. E tashmë, Ligji i ri për zyrtarët publikë në Kosovë parasheh që të ketë ndryshime edhe sa i përket mandatit të pozitave të nivelit të ultë dhe të mesëm drejtues në administratën publike.

Më konkretisht, drejtorët e departamenteve dhe udhëheqësit e divizioneve sipas këtij projektligji, parashihet të emërohen në pozitat përkatëse për një mandat me kohëzgjatje 4 vjeçare, shkruan KosovaNews.

Po ashtu, Projektligji nuk parasheh kufizime në mundësinë e ri-emërimit sado herë që kandidati i nënshtrohet procedurave të rekrutimit dhe përzgjidhet për pozitën e caktuar, kjo për t’i mundësuar kapacitetit profesional ushtrimin e funksioneve që zgjedhin dhe dëshmojnë se plotësojnë kriteret.

“Pra në të gjitha pozitat e nivelit drejtues, nëpunësi mund të emërohet: për një mandat fillestar 4 vjeçar; një mandat të dytë nëse vlerësohet së paku “arrin pritshmëritë” dhe sado mandate që arrin të shpallet fitues në procesin e rekrutimit për atë pozitë”, thuhet në Ligjin e ri për zyrtarët publikë.

Ligji i ri parasheh edhe çfarë ndodh me zyrtarët që nuk kalojnë konkursin për vendin e punës që kanë pasur deri më tani.

Procedura e punësimit me Ligjin e ri

Për të krijuar kushtet operative projektligji ka siguruar një formë dyshkallëshe për procedurën e rekrutimit.

Sipas Ligjit të ri, 18 muajt e parë procedura e rekrutimit decentralizohet për pozitat e ulëta dhe të mesme.  Pas miratimit, bëhet katalogu i ri i vendeve të punës, i cili krijon bazën reale për hapjen e konkurseve për rekrutim me specifikat e caktuara për cilindo pozitë dhe shmang përfundimisht arbitraritetin.

Transformimi i modelit të vlerësimit – matjes së performancës

MPB vlerëson se sistemi i vlerësimit të performancës në administratën publike, veçanërisht për kategorinë e shërbyesve civilë,ka dëshmuar ndër vite që nuk ka qenë efikas dhe nuk ka arritur qëllimin e as rezultatet e pritura.

Për këtë arsye siç thuhet nga MPB, Projektligji i ri e inkoroporon nocionin tashmë të përhapur në Evropën perëndimore, matjen 360 shkallëshe të performancës, e cila nënkupton vlerësimin nga hierarkia si dhe nga vartësit dhe kjo synohet të përgatitet me fillim të vitit 2023./KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

Kurti udhëton në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Vjen reagimi i Ambasadës Amerikane pas Marrëveshjes SHBA- Kosovë për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim

Shqipëri: Numërohen 97% e kutive, ndryshojnë rezultatet

Bizneset e Kosovës kërkojnë shtyrjen e liberalizimit të energjisë, paralajmërojnë protesta

Kreshnik Llabjani 21/11/2022 21/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë
21:36 -13/05/2025
Wirtz në bisedime me Cityn
21:19 -13/05/2025
Abdixhiku pret në takim ambasadorin suedez
21:17 -13/05/2025
Volkswagen së shpejti do të prezantojë një GTI të ri, do të ketë 340 kuaj fuqi
21:13 -13/05/2025
FSK-ja dhe Policia e Kosovës gjejnë personin e zhdukur në Kllokot
21:11 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?