KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shpallen rezultatet – EMRAT e 50 personave që fituan vend pune në MPB
Siguri

Shpallen rezultatet – EMRAT e 50 personave që fituan vend pune në MPB

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 14:48 -14/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) tashmë i ka mbaruar procedurat e përzgjedhjes së 50 personave për pozitat e kërkuara në konkursin e hapur në muajin gusht të këtij viti. KosovaNews ka siguruar listën me emrat e personave që kanë fituar vendet e punës.

MPB hapi konkurs në fillim të muajit gusht për 50 vende të lira në pozitën si ‘Zyrtar administrativ’ ku mes tjerash kërkohej vetëm diploma e shkollës së mesme dhe shkathtësitë kompjuterike në aplikacione të programeve (word, Excel, Power Point).

Në këtë konkurs patën aplikuar 3 mijë e 335 kandidatë dhe të gjithë i janë nënshkruar testimit me shkrim, kurse ata që kanë kaluar këtë fazë i janë nënshkruar edhe testimeve të mëtutjeshme.

Për shkak të numrit të madh të konkurruesve testi është mbajtur në objektin e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës.

E pas mbarimit të testit me shkrim, tashmë MPB i ka përfunduar gjithë procedurat e rekrutimit dhe ka bërë përzgjedhjet e 50 kandidatëve për vendet e punës.

KosovaNews e ka siguruar listën me emrat e atyre që kanë marrë pikët maksimale dhe janë të përzgjedhur për të nisur punën nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në Komunat Kosovës.

Të njëjtit që kanë fituar pikët maksimale dhe janë përzgjedhur do të pajisen fillimisht me kontratë një- vjeçare, pasi kështu thuhej edhe në hapje konkursit.

Sipas konkursit, përveç që nuk kërkohej përvojë paraprake, disa prej kërkesave të cilat duhet t’i plotësojnë kandidatët është që të kenë njohuri bazike sipas fushës të arsimit përkatës.

Mandej ata duhet të kenë njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar, aftësi për të punuar në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara si dhe njohja e njërës prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (me shkrim dhe me gojë) është e domosdoshme.

Për këtë pozitë paga do të jetë 423.85 Euro bruto./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit

Kreshnik Llabjani 14/11/2022 14/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?