KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fillon seanca e Kuvendit, nuk votohen disa projektligje pasi s’ka kuorum
Politikë

Fillon seanca e Kuvendit, nuk votohen disa projektligje pasi s’ka kuorum

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 10:55 -24/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet me pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Por, Kuvendi nuk ka mundur të votojë projektligjin për qeverinë dhe noterinë për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se në votim morën pjesë vetëm 54 deputetë, për çka ai u shty për në seancën e radhës.

Njësojë u veprua edhe me Projektligjin për Noterinë.

- Reklamë -

Ndërkohë punimet e Kuvendit po vazhdojnë dhe deputetët po shqyrtojnë Strategjinë e Sigurisë së Kosovës 2022-2027, të cilin e prezantoi kryeministri, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se kjo është strategjia ombrellë e sektorit të sigurisë që njeh rreziqet, kërcënimet dhe sfidat për sigurinë e Republikës së Kosovës.

“Kjo strategji do të prodhoj plane dhe dokumente që lidhen me sigurinë kombëtare, publike, mbrojtjen dhe diplomacinë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka shtuar se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe BE.

“I kemi dhënë vëmendje institucioneve të sigurisë, kemi rritur buxhetin e FSK për 52%. Kemi ndarë buxhetin më të lartë në historinë e FSK-së. Ky buxhet është vendosje e një standardi të ri për trajtimin e Forcave të Armatosura dhe çështjeve të sigurisë. Kemi treguar seriozitetin me të cilin e shohim sigurinë në vend. Buxhetit të rritur për ushtrinë po i shtohen edhe mjetet e dhuruara në Fondin e Sigurisë nga qytetarë anë e kënd botës”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se krahas rritjes së buxhetit të FSK dhe krijimit të Fondit të Sigurisë kemi përshpejtuar blerjet ushtarake, kemi krijuar linja të reja të furnizimit me sisteme të armatimit.

“Kemi themeluar grup punues për anëtarësim në NATO. Ne synojmë anëtarësim sa më shpejt në PPP dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtarë të sigurisë. Po punojmë për aplikimin e Kosovës për statusin kandidat në BE”, ka thënë Kurti.

Fjalë për këtë poikë kanë dhënë deri tani deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Enver Dugolli dhe deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha.

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë seancën plenare, me disa nga pikat e rendit të ditës, që nuk kaluan seancën e fundit.

Kuvendi do të ketë në rend dite, votimin e Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, i cili në seancën e kaluar në mungesë kuorumi gjatë procesit të votimit nuk pati vendimmarrje për të

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

Costa: Kosovës i duhen institucione të forta, stabile dhe funksionale

Kurti ia bën me dije Costas: Kosova është e gatshme për statusin kandidat dhe hapjen e negociatave

Kreshnik Llabjani 24/10/2022 24/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
85%
1 km/h
Thu
23 °C
Fri
25 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?