Kryeministri Albin Kurti është paraqitur me një video të shkurtë, vetëm pak çaste para se te nis mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e cila është e 100 më radhë.
“Sot mbajmë mbledhjen e 100 të qeverisë. Do të flasim për të gjeturat e ministrive në këtë periudhë qeverisëse e do të votojmë në 12 pika të rëndësishme për të cilat ju ftoj t’i ndiqni drejtpërsëdrejti, pas pak, në faqen e Qeverisë së Kosovës e në të timen po ashtu”, ka thënë mes tjerash Kurti.


