Tre persona të mitur janë arrestuar në Podujevë të hënën, me dyshimin se kanë therur me thike një të mitur tjetër.
Policia njoftoi të martën se rasti ka ndodhur në rrugën “19 Qershori”, ndërkaq viktima është dërguar në QKUK për trajtim, derisa të dyshuarit pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti nga njësitet policore është iniciuar si “tentim vrasje”.
“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.


