Sot Kosovë pritet të ketë stabilizim të motit, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK).
Sipas njoftimit, mëngjesi parashihet të jetë relativisht i freskët dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave.
Vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë celsius. Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.


