KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilli i Prindërve falënderon UNICEF-in dhe thërret edhe një herë: Hapini shkollat ose çregjistrohemi!
Arsim

Këshilli i Prindërve falënderon UNICEF-in dhe thërret edhe një herë: Hapini shkollat ose çregjistrohemi!

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 11:21 -30/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli i Prindërve i Kosovës e ka falënderuar sot UNICEF-in që bëri thirrje të ndërpritet greva e të hapen shkollat në Kosovë, ndërsa ka kërkuar që tani të vendoset e të nis procesi mësimor.

“I jemi mirënjohës organizatës UNICEF që ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të procesit mësimor në Kosovë, duke sqaruar edhe dëmin e madh që po i bëhet të ardhmes së fëmijëve! Do të donim që reagime të tilla, në mbrojtje të së drejtës kushtetuese të fëmijëve tanë për edukim e arsimim publik, të kishim edhe nga organizata e përfaqësi të tjera ndërkombëtare që zakonisht reagojnë për çështje shumë më pak të rëndësishme”, thuhet në reagimin e Këshillit të Prindërve.

Si pasojë e grevave që kanë nisur në sektorin e arsimit më 25 gusht, mbi 300.000 nxënës kanë mbetur pa mësim.

Edhe në reagimin e sotëm në llogarinë e tyre në Facebook, Këshilli i Prindërve ka kërcënuar se mësimi të filloje ose do të bëjnë çregjistrim masiv nga shkollat.

“Hapini shkollat ose çregjistrohemi!”, thuhet në reagim.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka thënë, më 28 shtator, se i është drejtuar anëtarësisë greviste me një shkresë, përmes të cilës u ka kërkuar të japin mendimin e tyre për idenë që të pezullohet greva në arsim.

Në fillim të këtij muaji, Qeveria e Kosovës ka paraqitur një pako për përballje me inflacionin, në kuadër të së cilës punonjësit e sektorit publik, përfshirë mësimdhënësit, përfitojnë nga 50 euro shtesë, nisur nga ky muaj./KosovaNews/

UNICEF-i kërkon të ndërpritet greva në arsim

Gjithashtu lexoni:

Izraeli sulmon objektet bërthamore e ushtarake të Iranit, Teherani hakmerret me sulm me dronë

Vazhdon edhe sot seanca për rastin “Banjska”

Parandalohet kontrabandimi i birrave nga Serbia në rajonin e Gjilanit

20 vjet LVV, Kurti kujton aksionin “Jo negociata, Vetëvendosje”

Shkelje në kontrata, tenderë e pagesa – 17 milionë euro të keqpërdorura në Komunën e Prishtinës, VV ngre alarmin për keqmenaxhim

Kreshnik Llabjani 30/09/2022 30/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
72%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
29 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Shpërthen një tjetër vatër e murtajës së bagëtive në Shqipëri, 13 krerë të ngordhur
14:54 -13/06/2025
Trump për sulmin e Izraelit: Fantastik
14:44 -13/06/2025
“Na sulmuan nga 20 drejtime, me armë për automjete të blinduara”, polici dëshmon për sulmin në Banjskë
14:06 -13/06/2025
Izraeli mbyll ambasadat në mbarë botën pas sulmit ndaj Iranit
14:05 -13/06/2025
BE-ja reagon për arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe
13:46 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?