Dy vajza janë raportuara të zhdukura nga baballarët e tyre. Një është nga fshati Treboviq dhe një tjetër nga fshati Qyshk i Pejës.
Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh se rastet e ndara janë lajmëruar të premten në stacionet policore.
“Dy ankues kosovarë kanë informuar se vajzat e tyre kosovare janë larguar nga shtëpitë dhe nuk janë kthyer më”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Bëhet e ditur se rastet po vazhdojnë të hetohen nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.


