KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pesë hapat që ndërmerren sot nga prindërit për ta kundërshtuar grevën
Arsim

Pesë hapat që ndërmerren sot nga prindërit për ta kundërshtuar grevën

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 08:44 -12/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka njoftuar se do të ndërmarrin disa hapa për të kundërshtuar grevën në institucionet arsimore, të cilën e ka quajtur papranueshme dhe e paarsyeshme, pasi për çdo ditë po dëshmohet edhe me çregjistrime të përditshme të nxënësve nga shkollat publike dhe regjistrimin e fëmijëve në shkolla e institucione private.

Kujtojmë se dje SBASHK-u dhe drejtuesi i saj Rrahman Jasharaj kanë injoruar kërkesën për takim urgjent nga Këshilli i Prindërve, duke mos pranuar as të diskutohet që të gjendet një zgjidhje së paku për fëmijët 1 deri 6 vjeç që prindërit po detyrohen t’i dërgojnë në kopshte private dhe të paguajnë para të mëdha nga buxheti familjar, shkruan KosovaNews.

SBASHK-u nuk ndien as për vogëlushët 1 deri 6 vjeç, injoron kërkesën për takim urgjent nga Këshilli i Prindërve

E pasi janë refuzuar në takim nga SBASHK-u, përmes një njoftimi në Facebook, Këshilli i Prindërve i Kosovës njoftoi dje se i ka ende kapacitet shumë të kufizuara të veprimit, andaj ka shtuar se energjitë maksimale vullnetare i kanë vendosur në drejtim të deklarimit publik për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve për kujdesie, edukim e arsimim publik të plotë, të pakufizuar e të dinjitetshëm.

Sipas njoftimit, kjo situatë e përsëritur për të satën herë, në momentin më të rëndë të arsimit në Kosovë, është tërësisht e papranueshme dhe e paarsyeshme, i cili sipas tyre, po dëshmohet edhe me çregjistrime të përditshme të nxënësve nga shkollat publike.

Sipas tyre, më situatën aktuale, kur fëmijët vazhdojnë ta kenë të pamundësuar vijimin e procesit mësimor, kanë këshilluar që secili këshill i prindërve nëpër shkollat e Kosovës, apo edhe prindër të paorganizuar, të fillojnë t’i marrin hapat në vijim:

1. Të kërkohet furnizimi me libra i të gjithë fëmijëve përmes prindërve nga të gjitha shkollat në Kosovë qysh nesër (më 12 shtator).

2. Prindërit të fillojnë takime të rregullta ditore nëpër hapësirat shkollore ose kudo është e mundur, me qëllimin e vetëm marrjen e veprimeve për t’i dalë në ndihmë fëmijëve të tyre.

3. Prindërit të fillojnë të punojnë me fëmijët e tyre përmes platformave digjitale në internet të ofruara nga MASHT, Youtube, eShkollori e të tjera.

4. Prindërit të koordinohen dhe bashkëpunojnë me mësimdhënësit që duan të zhvillojnë mësim në distancë përmes platformave në internet për ta realizuar sa më mirë procesin mësimor.

5. Në shkollat ku është e mundur, ditëve në vijim prindërit t’i çojnë për një orë fëmijët për t’u takuar me shokët e shoqet e klasës.

“Dashurinë dhe mundin tonë të pakushtëzuar ta bashkojmë për fëmijët tanë”, thuhet në njoftim.

Këshilli i Prindërve i Kosovës merr vendim, 5 hapat që do të ndërmerren nesër karshi grevës

Gjithashtu lexoni:

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Administrata “Trump” po e parashikonte hakmarrjen nga Irani

Izraeli paralajmëron sulme tjera ndaj Iranit, u bën thirrje banorëve të Teheranit që të qëndrojnë larg zonave ushtarake

Murati: Deputetët e opozitës vijnë dhe nuk e dinë pse vijnë, pyetni pse vijnë?

Murati: Banka Botërore nuk mund të na presë pafundësisht

Sot përfundon afati i partive politike për deklarim të koalicioneve

TAGGED: greva, Keshilli i Prinderve, mesimi, nxenes, SBASHK-u
Kreshnik Llabjani 12/09/2022 12/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
clear sky
30° _ 28°
28%
3 km/h
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Arabia Saudite bëhet importuesi më i madh i naftës në Shqipëri, sjell 40% të sasisë totale
23:05 -23/06/2025
Milani përgatit ofertën e dytë për Xhakën
22:59 -23/06/2025
Trump për sulmet ndaj bazave amerikane: Reagim i dobët i Iranit, jam i kënaqur që asnjë amerikan nuk u lëndua
22:30 -23/06/2025
Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera
22:19 -23/06/2025
Florent Muslija pritet të largohet nga Freiburgu, por synon të mbetet në Bundesliga
21:36 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?