Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u goditën nga sulmet terroriste, që morën jetën e rreth 3 mijë personave.
Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se kjo goditje e madhe për SHBA-të e fuqizoi edhe më shumë luftën kundër terrorizmit.
“Megithatë, ajo që ishte menduar të ishte goditje për SHBA-të dhe botën demokratike, vetëm sa i bashkoi të gjithë, për tu ngritur më fuqishëm e më guximshëm se kurrë kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të më të shtrenjtës: Lirisë!”, shkruan Krasniqi.
Lideri i PDK-së thotë se sot qëndron pranë popullit amerikan, për të ndarë dhembjen dhe pikëllimin me ta.
“Frontit të përbashkët global kundër terrorizmit, që udhëhiqet nga SHBA-të tash e 21 vjet, i është bashkuar edhe Kosova. Në përvjetorin e 21-të të kësaj ngjarjeje që ndryshoi drejtimin e historisë së re, qëndrojmë pranë popullit mik amerikan, për të kujtuar këtë ditë dhe për të ndarë dhembjen dhe pikëllimin me ta”, shkruan Krasniqi.
Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Abdixhiku përmes një postimi në Tëitter, ka shkruar se sot kujtojmë dhe nderojmë viktimat e këtyre sulmeve.
“21 vjet më parë, 3 mijë jeta humbën në sulmet terroriste të 11 shtatorit. Sot ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat, familjet e tyre dhe heronjtë që ndihmuan në atë kohë kur ishte e nevojshme”, ka shkruar Abdixhiku ne Twiter.


