KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti falënderon ambasadorin turk në takimin lamtumirës: Turqia, partnere dhe aleate e rëndësishme e Kosovës
Politikë

Kurti falënderon ambasadorin turk në takimin lamtumirës: Turqia, partnere dhe aleate e rëndësishme e Kosovës

KosovaNewss
KosovaNewss 18:04 -20/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, të cilin e falënderoi për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në një postim në Facebook, Kurti theksoi se i ka shprehur ambasadorit mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Republikës së Kosovës.

“Sot prita në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, të cilit i shpreha falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Republikës së Kosovës dhe angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona mike”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka vlerësuar se Turqia ka qenë një nga partnerët dhe aleatët më të rëndësishëm të Kosovës që nga çlirimi dhe shpallja e pavarësisë.

“Turqia ka qenë partnere dhe aleate e Republikës sonë, që nga çlirimi, shpallja e pavarësisë dhe përmes raporteve gjithnjë në rritje ajo është një prej shteteve që vendi ynë bashkëpunon shumë në aspektin ushtarak dhe të mbrojtjes si dhe të ekonomisë e tregtisë”, ka theksuar Kurti.

Në fund të mesazhit të tij, Kurti i uroi ambasadorit Angili suksese në angazhimet e ardhshme.

“Ambasadorit Angili i uroj suksese dhe punë të mbarë në angazhimet e tij në vijim”, ka përfunduar Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale

Aksion te liqeni i Ujmanit, pritet rrënimi i 11 vilave pa leje

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik

KosovaNewss 20/07/2026 20/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026
14:40 -21/07/2026
Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit
14:11 -21/07/2026
Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin
13:57 -21/07/2026
Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet
13:33 -21/07/2026
OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut
13:05 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?