KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit
Politikë

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

KosovaNewss
KosovaNewss 19:51 -14/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Demokratike Evropiane (EDP) ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të kishte qenë në vend të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq në vitin 1998, do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetin social X, demokratët evropianë e kanë cilësuar deklaratën e ministres serbe si “skandaloze dhe të papranueshme”, duke thënë se ajo përbën mbështetje të hapur për zhvendosjen me dhunë, persekutimin dhe krimet kundër njerëzimit.

“Pretendimi i ministres serbe Snezhana Paunoviq se ajo do ta kishte ‘pastruar etnikisht Kosovën’ është skandaloz dhe tërësisht i papranueshëm. Kjo përbën një miratim të hapur të zhvendosjes së detyruar, persekutimit dhe krimeve kundër njerëzimit, duke legjitimuar pikërisht politikën për të cilën Slobodan Millosheviqi u akuzua”, thuhet në reagimin e EDP-së.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Evropiane, Sandro Gozi, kërkoi që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të dënojë pa mëdyshje deklaratën e ministres dhe të ndërmarrë masa ndaj saj.

“Presidenti Aleksandar Vuçiq duhet t’i dënojë qartë këto deklarata dhe të sigurojë shkarkimin e saj të menjëhershëm”, ka deklaruar Gozi.

Sipas demokratëve evropianë, Serbia nuk mund të pretendojë në mënyrë të besueshme përkushtimin ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian, nëse pjesëtarë të qeverisë së saj rikthejnë retorikën dhe ideologjinë e periudhës së Millosheviqit.

“Serbia nuk mund të pretendojë në mënyrë të besueshme se është e përkushtuar ndaj anëtarësimit në BE, ndërsa anëtarë të qeverisë së saj ringjallin retorikën dhe ideologjinë e epokës së Millosheviqit”, thuhet në reagim.

EDP theksoi se respektimi i vlerave evropiane fillon me refuzimin e çdo gjuhe që lidhet me spastrimin etnik, pa paqartësi dhe pa justifikime.

Reagimi i demokratëve evropianë vjen pas një vale kritikash ndërkombëtare ndaj deklaratës së Paunoviqit, e cila ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë dhe në institucionet evropiane.

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, gjithashtu ka dënuar deklaratën, duke thënë se në Evropë nuk ka vend për retorikë që justifikon apo promovon spastrimin etnik dhe duke kërkuar nga liderët politikë serbë përgjegjësi dhe përmbajtje nga gjuha nxitëse.

Gjithashtu lexoni:

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

KosovaNewss 14/07/2026 14/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?