KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nëna e 26-vjeçarit të vrarë në Prizren kërkon burg të përjetshëm dhe prezencë të mediave në gjykim
Siguri

Nëna e 26-vjeçarit të vrarë në Prizren kërkon burg të përjetshëm dhe prezencë të mediave në gjykim

Alban Begolli
Alban Begolli 15:10 -01/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Esmerije Gashi, Nëna e të ndjerit 26 vjeçar, Auron Thaqi, ka kërkuar që procesi gjyqësor ndaj të dyshuarve për vrasjen e djalit të saj të zhvillohet me praninë e mediave në seanca, si dhe dënim maksimal me burgim të përjetshëm për përgjegjësit.

Përmes një mesazhi dërguar mediumit KosovaNews, ajo ka bërë të ditur se seanca gjyqësore për rastin e Auron Thaqit do të mbahet më 3 korrik 2026, në orën 13:15 ne Gjykatën Themelore të Prizrenit, duke ftuar mediat që të jenë të pranishme dhe të raportojnë nga afër procesin.

Ajo ka theksuar se kërkesa e saj kryesore mbetet burgim i përjetshëm për Enes Ay dhe Hajrullah Brcani qe janë të akuzuarit për vrasjen e djalit të saj dhe që rasti të mos kalojë pa vëmendje publike.

Rasti i rëndë kishte ndodhur në korrik të vitit 2024 në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit, ku 26-vjeçari u gjet i plagosur rëndë në rrugë pas një sulmi me thikë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Për këtë rast, Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit për dy të dyshuarit, Enes Ay dhe Hajrullah Brcani.

Enes Ay ndodhet në paraburgim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, e cila ka rezultuar me vdekjen e Auronit.

Ndërsa Hajrullah Brcani po mbahet për veprat penale “Mosdhënia e ndihmës” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Në një intervistë të dhënë gjatë vitit të kaluar, nëna e Auronit, Esmarije Gashi, me dhimbje kishte ndarë detajet e asaj dite tragjike dhe jetës së tij

“Ka qenë ditë e diel në ora 11:30 më ka shkrujt në Instagram një shok i djalit, sepse kanë pas bashkë me shku në pishinë. Kam mendu që djali Auroni m’ka thirrë, më ka shkrujt m’ka thonë më kanë lëshu komtë. Kur e kam hap telefonin m’ka thonë po mdoket e kanë vra Auronin … më ka lëshu krejt trupi.”, ka thënë.

Esmarija thotë se në kohën kur ndodhi rasti ndodhej në Turqi, ndërsa Auroni jetonte në Kosovë, ku përpiqej të ndërtonte jetën e tij.

“Unë kam qenë jashtë vendit, në Turqi me punu. Djali ka nejt te halla, te tezja. Auroni ka ardh në Kosovë, punojke, kishe qef me jetu në Kosovë. Planet e tij kanë qenë me punu edhe pak në Kosovë me marrë lejen e kerrit edhe me ardh në Turqi.”

“E ka vrarë shoku i klasës Hajrullahu, kanë hangër e kanë pi në shtëpinë tonë. Arsyeja pse ka ndodh, nuk po tregojnë, por kinse po thojnë për një telefon dicka. Një orë para se me ndodh rasti kam folë me telefon, ka thënë se po e kërcënon Hajrullahu shoku i klasës së tij. E ka vra në kerr.”, shtoi ajo.

Me lot në sy dhe zërin që i dridhet, nëna e Auronit kërkon drejtësi.

“Unë pres që ata me marrë dënimin e merituar, mu vet më ka shkrujt Hajrullahu qysh ka ndodh krejt rasti. E kemi mytë Auronin, m’ka thanë.”

Për të, humbja e të birit është edhe më e rëndë për shkak të historisë tragjike që ndjek familjen:

“Më thojke mami po mërzitna për babin, se edhe babën e tij e kanë shkel me kerr, atë kohë Auroni ishte 6 vjec e gjysmë. Po e ka përmend që Hajrullahu e Mustafa po e kërcënojnë.”

Esmarije Gashi, një nënë që humbi të birin në mënyrën më të dhimbshme të mundshme, sot kërkon vetëm një gjë: drejtësi për Auronin.

Gjithashtu lexoni:

Në Serbi i reagojnë ashpër Vuçiqit: Radoiçiq akuzohet për krime në Kosovë, jo për politikë

Kurti: Çdo emër në listën e viktimave përfaqëson një jetë të humbur, Serbia duhet të hapë arkivat për krimet e luftës

Gjobitet me 300 euro shoferi i kamionit që nuk siguroi ngarkesën në Prizren

Vetaksident në Deçan, një person pëson lendime

Gucati paralajmëron protestë të jashtzakonshme më 5 korrik në Zara, falëndëron miqtë kroatë për mbështetje

Alban Begolli 01/07/2026 01/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
broken clouds
19° _ 19°
85%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
26 °C
Sun
19 °C

Lajmet e Fundit

Në Serbi i reagojnë ashpër Vuçiqit: Radoiçiq akuzohet për krime në Kosovë, jo për politikë
17:44 -01/07/2026
Ndahet nga jeta njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së në Prizren
17:21 -01/07/2026
Kurti: Çdo emër në listën e viktimave përfaqëson një jetë të humbur, Serbia duhet të hapë arkivat për krimet e luftës
17:19 -01/07/2026
Gjobitet me 300 euro shoferi i kamionit që nuk siguroi ngarkesën në Prizren
17:17 -01/07/2026
Vetaksident në Deçan, një person pëson lendime
17:16 -01/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?