KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
Politikë

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

KosovaNewss
KosovaNewss 22:48 -03/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur tubimin e radhës në Podujevë. Në këtë komunë, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, premtoi investime kapitale për këtë komunë, investime miliardëshe në mbrojtje, si dhe projekte në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë.

 Ai tha se nënat, fëmijët, veriu, ushtria dhe bujqësia do të vazhdojnë të jenë prioritete të tyre.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur tubim zgjedhor në Podujevë, ku prezantoi projektet e planifikuara për këtë komunë dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti premtoi investime në infrastrukturë dhe projekte kapitale për Podujevën, duke përmendur rrugën Podujevë-Vushtrri, hekurudhën, ndërtimin e çerdheve të reja, si dhe renovimin e banesave kolektive për rritjen e efiçiencës energjetike.

Duke folur për investimet kapitale, ai tha se synimi është që të realizohen investime miliardëshe.

“1 miliard euro për çdo vit shpenzime kapitale. 729 milionë euro vetëm vitin e kaluar. Do t’i rrisim investimet kapitale. Duhet t?i ndërtojmë 5 diga, katër hekurudha dhe 20 stadiume do t’i ndërtojmë ose renovojmë. Do të jetë vit i shpenzimeve të mëdha kapitale…”, ka thënë Kurti.

Kurti premtoi investime edhe në mbrojtje. Ndërsa, në sektorin e arsimit, u zotua për rishikimin e teksteve shkollore dhe profilizimin e universiteteve.

“Do të investojmë edhe në arsim e shëndetësi. Do t’i rishikojmë tekstet shkollore. Do ta bëjmë profilizimin e universiteteve. Kemi filluar me zbatimin e bursave të mobilitetit prej 20 milionë eurosh. Sa më larg të studiosh nga vendi ku banon, aq më shumë shteti të subvencionon…”, ka thënë Kurti.

Gjatë tubimit u tha se Llapi mbështet fuqishëm vizionin e Vetëvendosjes.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

KosovaNewss 03/06/2026 03/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?