KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari-Lila dhe Haskuka shqyrtojnë hapat konkretë për zhbllokimin e Parkut të Biznesit 80-hektarësh që mbeti peng i PDK-së
Ekonomi

Kusari-Lila dhe Haskuka shqyrtojnë hapat konkretë për zhbllokimin e Parkut të Biznesit 80-hektarësh që mbeti peng i PDK-së

Alban Begolli
Alban Begolli 22:26 -19/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti dhe kandidati për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE me numër 50 në listë, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka takuar ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, me të cilën kanë diskutuar në lidhje me zhbllokimin e Parkut të Biznesit në Prizren, e cila sipas Haskukës është e gatshme që t’i shërbejë bizneseve vendore, por ka mbetur peng i qeverisjes komunale të PDK-së në këtë qytet.

Mytaher Haskuka ka theksuar se ky park prej 80 hektarësh – më i madhi për prodhimtari në Kosovë – është bërë i gatshëm që nga viti 2021 pas investimeve në infrastrukturë gjatë mandatit të tij, por kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, nuk ka marrë asnjë veprim për funksionalizimin e tij.

“Qindra punëtorë mund të punësoheshin atje, por PDK-ja neglizhon. Ministrja Kusari-Lila më njoftoi se deri më tani, qeverisja e PDK-së në Prizren nuk ka dërguar asnjë kërkesë në Ministri për shpalljen e këtij parku ‘Zonë Industriale’”, ka deklaruar Haskuka.

Ai ka bërë të ditur se me Kusari-Lilën kanë diskutuar hapat konkretë që Qeveria mund t’i ndërmarrë për funksionalizimin e parkut, pavarësisht bllokadës së Komunës së Prizrenit.

Postimi i Plotë i Mytaher Haskukës:

Sot vizitova ministren në detyrë, Mimoza Kusari-Lila, me të cilën biseduam për zhvillimet ekonomike dhe politike në vend, por me theks të veçantë për Parkun e Biznesit në Prizren.

Ky është parku më i madh për prodhimtari në Kosovë me një sipërfaqe prej 80 hektarësh, ku gjatë mandatit tim e kemi bërë të gatshëm që t’u shërbejë bizneseve duke investuar në infrastrukturë.

Kështu, Parku i Biznesit është gati që nga viti 2021 për zhvillimin e ekonomisë së Prizrenit dhe të gjithë Kosovës, por ja që deri më sot, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, nuk ka marrë asnjë veprim për funksionalizimin e këtij parku, ku do të mund të punësoheshin qindra punëtorë.

Lidhur me këtë çështje, ministrja Kusari-Lila më njoftoi se deri më tani, qeverisja e PDK-së në Prizren nuk ka dërguar asnjë kërkesë në Ministri për shpalljen e këtij parku “Zonë Industriale”.

Teksa PDK-ja neglezhon, bizneset prizrenase dhe ato vendore në përgjithësi kanë probleme serioze se ku të gjejnë një vend adekuat për të investuar.

Lidhur me këtë, biseduam në detaje me Kusari-Lilën për mënyrat dhe hapat konkretë që mund të ndërmarrim si Qeveri për funksionalizimin e këtij parku, përkundër bllokadës së Komunës së Prizrenit që udhëhiqet nga PDK-ja.
Mytaher Haskuka

Gjithashtu lexoni:

Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Alban Begolli 20/05/2026 19/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit
16:02 -21/07/2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”
15:54 -21/07/2026
Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte
15:15 -21/07/2026
​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik
15:12 -21/07/2026
Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026
14:40 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?