Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje,
Mytaher Haskuka ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga turneu i organizuar mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ushtarëve të FSK-së, percjell KosovaNews.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të shënimit të 10-vjetorit të anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Në fushë u panë deputetët Mefail Bajqinovci e Dimal Basha, Bylbyl Sokoli e Egzon Azemi si dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha.
Sipas Haskukës, ky turne simbolik shërbeu për të nderuar rrugëtimin e futbollit kosovar dhe për të treguar afërsinë me ushtrinë.
“Turneu për 10-vjetorin e pranimit të Kosovës në FIFA. Lojë e fortë me Ushtrinë e Kosovës,” shkroi Haskuka në rrjetet sociale, duke shoqëruar postimin me fotografi që pasqyrojnë atmosferën sportive.
Ndryshe në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia, Veteranët e futbollit shqiptar dhe institucione të tjera, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme bashkëpunimi, respekti dhe sportiviteti.


