KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MINTI kërkon deklarim dhe ndarje të qartë të produkteve të qumështit në treg
Pa kategori

MINTI kërkon deklarim dhe ndarje të qartë të produkteve të qumështit në treg

KosovaNewss
KosovaNewss 18:26 -30/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka kërkuar nga operatorët ekonomikë që të sigurojnë deklarim të qartë dhe të saktë të produkteve të qumështit në treg, si dhe ndarje të dukshme të tyre në rafte sipas përbërjes. Qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e konsumatorëve dhe parandalimi i praktikave mashtruese gjatë shitjes së këtyre produkteve.

MINTI i njofton të gjithë operatorët ekonomikë që veprojnë në fushën e prodhimit, importit, distribuimit, si dhe shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve të qumështit se janë të obliguar të respektojnë kërkesat për informim të drejtë dhe prezantim të qartë të produkteve.

Sipas njoftimit, “deklaracioni i produktit në gjuhët zyrtare, i vendosur në paketim, duhet të paraqesë në mënyrë të qartë, të lexueshme dhe të dukshme përbërjen e produktit”, duke specifikuar nëse produkti është me bazë shtazore (100%) (dairy), me bazë bimore (plant-based milk), apo me bazë të qumështit pluhur.

Po ashtu, theksohet se subjektet që bëjnë shitje me pakicë janë të obliguara të sigurojnë ndarjen dhe prezantimin e qartë të produkteve në rafte, sipas kategorive përkatëse: produktet e qumështit me bazë shtazore, produktet me bazë bimore dhe produktet me bazë të qumështit pluhur.

Ministria bën të ditur se përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut do të intensifikojë aktivitetet e inspektimit në ditët në vijim, “me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe parandalimit të praktikave mashtruese”.

Në rast të moszbatimit të legjislacionit në fuqi për ndarjen fizike dhe etiketimin e produkteve, operatorët ekonomikë do të ndëshkohen sipas dispozitave ligjore.

Njëkohësisht, qytetarët e Republikës së Kosovës ftohen që, në rast se vërejnë parregullsi, përfshirë mungesën e klasifikimit të produkteve apo mos deklarimin e qartë të përbërjes, të paraqesin ankesat e tyre së bashku me dëshmi përkatëse, përmes numrit të telefonit +383 (0) 46 311-000 (Viber), ose adresës elektronike [email protected].

Për çdo parregullsi të konstatuar gjatë inspektimeve, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të ndërmarrë masa ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Hyseni: Kompleksi i banimit të përballueshëm social, projekt me rëndësi

Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Haxhiu e Kurti nderojnë veprimtarin Adem Demaçi

KosovaNewss 30/04/2026 30/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?