Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas seancës se sotme ku u diskutua për zgjedhjen e presidentit.
Kica-Xhelili ka thënë se dy orë seancë nga pushteti për të mos u përgjigjur në një pyetje: A i keni 66 vota për Vjosa Osmanin?
‘E nëse nuk i keni, atëherë duhet ta pranoni të vërtetën: seanca u ftua ekskluzivisht për bartje faji. Për t’a përdorur procesin për propagandë’, shkruan Kica-Xhelili.


