Derisa Kosova ndodhet në orët e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit/es, në Prishtinë janë shfaqur grafite me portretet e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, raporton KosovaNews.
Mbi këto grafite është vendosur mbishkrimi “Bashkëfajtore në gjenocid”, ndërkaq fotografia e përdorur është realizuar gjatë ceremonisë së inaugurimit të Bordit të Paqes, ku Kosova ishte përfaqësuar nga Presidentja Osmani.

Deri më tani nuk ka informacione për autorët e grafiteve.

Kujtojmë se Kosova ka hyrë në periudhën përfundimtare sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit.
Ndërkaq, Presidentja aktuale ka shprehur dëshirën për një mandat të dytë.
Gjatë mandatit të saj, Osmani ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e forcimit të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe thellimit të rolit të Kosovës në iniciativat ndërkombëtare për paqe dhe siguri./KosovaNews.



