Një person është qëlluar për vdekje pasi ka hyrë në perimetrin e sigurisë së rezidencës Mar-a-Lago të presidentit të SHBA-së, Donalt Trumo, njoftoi Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara., raporton BBC, transmeton KosovaNews.
Sipas autoriteteve, i dyshuari, emri i të cilit mbahet i fshehtë, ishte një burrë rreth 20 vjeç, që mbante me vete një armë gjahu dhe me një bidon karburanti.
Siç raporton BBC, ai u ndalua në një nga portat hyrëse të kompleksit në Palm Beach, Florida. Incidenti ka ndodhur rreth orës 01:30 sipas kohës lokale (06:30 GMT).
Zyrtarët bëjnë të ditur se agjentët e Shërbimit Sekret kanë reaguar menjëherë pas shkeljes së perimetrit të sigurisë, duke e qëlluar të dyshuarin, i cili më pas ka ndërruar jetë.
Në hetime është përfshirë edhe Byroja Federale e Hetimit, e cila po asiston në mbledhjen e provave dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sipas autoriteteve, presidenti nuk ndodhej në Florida në momentin e incidentit. Hetimet janë në zhvillim dhe priten më shumë detaje në vijim.



