KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trump: Anëtarët e Bordit të Paqes kanë premtuar më shumë se 5 miliardë dollarë për Gazën
Botë

Trump: Anëtarët e Bordit të Paqes kanë premtuar më shumë se 5 miliardë dollarë për Gazën

KosovaNewss
KosovaNewss 18:07 -15/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Anëtarët e Bordit të Paqes të presidentit Donald Trump kanë premtuar më shumë se 5 miliardë dollarë (rreth 4.6 miliardë euro) ndihmë për Gazën.

Kjo është bërë e ditur të dielën nga presidenti amerikan, përmes një postimi në Truth Social, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se financimi do të premtohej zyrtarisht gjatë një takimi më 19 shkurt në Uashington, D.C.

“Më 19 shkurt 2026, unë do të bashkohem përsëri me anëtarët e Bordit të Paqes në Institutin e Paqes Donald J. Trump në Uashington, D.C., ku do të njoftojmë se shtetet anëtare kanë premtuar më shumë se 5 miliardë dollarë për përpjekjet humanitare dhe të rindërtimit të Gazës dhe kanë angazhuar mijëra personel në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit dhe Policinë Lokale për të ruajtur sigurinë dhe paqen për banorët e Gazës”, ka shkruar Trump.

Sipas tij, gjithashtu, “shumë e rëndësishme është që Hamasi duhet të vazhdojë angazhimin e tij për demilitarizim të plotë dhe të menjëhershëm. Bordi i Paqes do të dëshmohet të jetë organi ndërkombëtar më i rëndësishëm në histori dhe është nderi im të shërbej si kryetar i tij”, ka shkruar më tej Trump.

Siç ka thënë më tej Trump, “Bordi i Paqes ka potencial të pakufizuar”.

“Tetorin e kaluar, unë publikova një plan për përfundimin e përhershëm të konfliktit në Gaza dhe vizioni ynë u miratua unanimisht nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Menjëherë pas kësaj, ne lehtësuam ndihmën humanitare me shpejtësi rekord dhe siguruam lirimin e çdo pengu të gjallë dhe të ndjerë. Vetëm muajin e kaluar, dy duzina anëtarë themelues të shquar u bashkuan me mua në Davos të Zvicrës, për të festuar formimin e tij zyrtar dhe për të paraqitur një vizion të guximshëm për civilët në Gaza dhe më pas, në fund të fundit, shumë përtej Gazës – PAQEN BOTËRORE!”, thotë më tej ai.

Deklarata e Trump vjen pasi udhëheqësit evropianë kritikuan “Bordin e Paqes” të presidentit të SHBA- së Donald Trump për anashkalimin e mandatit të OKB-së që mbështeti krijimin e tij të premten.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, akuzoi Trumpin se po e përdor Bordin e Paqes si një mjet personal.

Bëhet e ditur se Trump e zbuloi iniciativën në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër muajin e kaluar.

Teksti i kartës së saj i jep Trumpit kompetenca të gjera si kryetar, duke i lejuar atij të emërojë dhe shkarkojë shtetet anëtare – një vendim që mund të rrëzohet vetëm me shumicë prej dy të tretash.

Kallas tha se ndërsa një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i dha bordit një mandat për të menaxhuar qeverisjen dhe rindërtimin e Gazës pas luftës, organi i Trumpit nuk bën asnjë referencë për Gazën ose OKB-në.

Edhe ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, ngriti shqetësime të ngjashme, duke vënë në dukje se Evropa – një nga financuesit kryesorë të Autoritetit Palestinez – ishte përjashtuar nga iniciativa.

Senatori demokrat amerikan Chris Murphy kritikoi gjithashtu “Bordin e nxituar të Paqes”.

Sipas Murphyt, Trump po dështon ta përdorë ndikimin e tij mbi Izraelin për të nxitur hyrjen e ndihmës në Gaza, rindërtimin dhe vetëqeverisjen e saj.

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

KosovaNewss 15/02/2026 15/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?