Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se është betuar për herë të parë si deputet i shumicës parlamentare, duke premtuar angazhim të plotë për të mirën e qytetarëve të Kosovës.
Përmes një reagimi publik, Haskuka kujtoi se në vitet 2014 dhe 2017 ishte betuar si deputet i opozitës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, periudhë gjatë së cilës, sipas tij, kishin ndaluar marrëveshje që i konsideronin të dëmshme për vendin.
“Tani për herë të parë u betova si deputet i shumicës për të punuar me nder, përkushtim dhe dinjitet për zhvillim, siguri dhe begati për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka theksuar Haskuka.
Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve, duke falënderuar votuesit për besimin e dhënë dhe duke uruar që mandati i ri të jetë i mbarë.


