KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova, e gatshme të kontribuojë në misionin ndërkombëtar në Gazë
Siguri

Kosova, e gatshme të kontribuojë në misionin ndërkombëtar në Gazë

KosovaNewss
KosovaNewss 21:16 -09/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova po konsolidohet gjithnjë e më shumë si partnere e besueshme në nismat ndërkombëtare për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë. Në një kohë zhvillimesh të ndjeshme gjeopolitike, si shtet anëtar i Bordit të Paqes, përmes Ministrisë së Mbrojtjes, Kosova ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar në Forcën Ndërkombëtare për Stabilizimin e Gazës. Ky angazhim sinjalizon rol më aktiv të vendit në mekanizmat shumëpalësh të sigurisë dhe ambicien për afirmim të mëtejmë ndërkombëtar.

Kosova po dëshmon gatishmërinë e saj për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale. Së fundmi, ajo po shihet si një potencial i rëndësishëm për dhënien e kontributit në një Forcë Ndërkombëtare për Stabilizimin e Gazës, përmes Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky angazhim vjen në kuadër të rolit të Kosovës si shtet anëtar i Bordit të Paqes, një mekanizëm i themeluar nga presidenti amerikan Donald Trump, ku Kosova është bërë pjesë krahas shteteve të tjera të fuqishme.

Në këtë kontekst, Ministria e Mbrojtjes, në një përgjigje me shkrim për RTK- në ka konfirmuar se Kosova riafirmon përkushtimin e saj të palëkundur ndaj paqes, stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare, duke shprehur gatishmërinë për të kontribuar në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën.

- Reklamë -

Haradinaj i jep mbështetje Osmanit “pa asnjë hezitim” për Bordin e Paqes

Duke u pozicionuar si një partnere konstruktive dhe e besueshme në këtë nismë shumëpalëshe, Kosova u përfaqësua në konferencën e mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar në Doha të Katarit nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral-lejtënant Bashkim Jashari.

Ministria e Mbrojtjes vlerëson se ky angazhim i FSK-së pasqyron rolin në rritje të Kosovës si një aktor i përgjegjshëm dhe kontribuues në arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është e njohur për profesionalizmin, disiplinën dhe kapacitetet e saj në fushat e kërkim-shpëtimit, deminimit, si dhe në fusha të tjera ushtarake. Përmes këtij angazhimi, Kosova synon të japë një kontribut të përgjegjshëm dhe domethënës në përpjekjet për stabilizim dhe ndërtim të qëndrueshëm të paqes. Në këtë kontekst, Republika e Kosovës tashmë është përfshirë edhe në mekanizmat politikë dhe organet relevante vendimmarrëse, përfshirë Bordin e Paqes, me synimin për të kontribuar në mënyrë aktive në zgjidhjen paqësore të konflikteve globale dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha Liridona Gashi, zëdhënëse në Ministrinë e Mbrojtjes.

Arben Fetoshi nga Instituti “OCTOPUS” ka deklaruar se ftesa për Kosovën ka një rëndësi strategjike, pasi sipas tij, ajo e konfirmon vendin si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

“FSK, ashtu si në të kaluarën, duke pasur parasysh partneritetin e ngushtë me SHBA-në dhe vendet e tjera të NATO-s, është një hap më afër konsolidimit si forcë që garanton anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike. Në kontekstin aktual të përplasjeve gjeopolitike, Kosova e ka interes jetik që të bëhet sa më shpejt pjesë e NATO-s”, tha ai.

Ndryshe, krijimi i Forcës Ndërkombëtare për Stabilizim (ISF) është autorizuar me Rezolutën 2803 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të miratuar më 17 nëntor 2025. Pjesëmarrja në këtë konferencë erdhi pas pranimit të ftesës nga Komanda Qendrore Amerikane (USCENTCOM) më 10 dhjetor 2025 dhe aprovimit të rekomandimit për pjesëmarrje nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, më 11 dhjetor 2025.

Gjithashtu lexoni:

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit

FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë

MPB demanton Daut Haradinajn: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015

KosovaNewss 09/02/2026 09/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit
20:01 -04/06/2026
FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani
19:24 -04/06/2026
Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka
18:59 -04/06/2026
Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë
18:52 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?