Një person dyshohet se është lënduar rëndë me sëpatë nga një familjar i tij.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Isniq të Deçanit.Rastin e ka konfirmuar zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.Gashi tha se Policia për rastin është informuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare rreth orës 15:35.
Viktima është duke u trajtuar tash në Spitalin e Pejës për shkak të lëndimeve të marra.“Rreth orës 15:35, Stacioni Policor është njoftuar nga QMF se është duke e trajtu një person të lënduar me mjet të fortë, sëpatë, i cili dyshohet se është lënduar nga një familjar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Isniq të Deçanit. Personi i lënduar është dërguar në emergjencën e Pejës për shkak të lëndimeve që ka pësuar. Prokurorja e shtetit është njoftu me rastin dhe ka autorizuar që me rastin të merret sektori i hetimeve rajonale për shkak të peshës së veprës”- ka thënë Gashi.Gashi konfirmoi se deri më tani nuk ka të arrestuar.


