KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dogana dhe AKI-ja, aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë dhe në Gjakovë
Siguri

Dogana dhe AKI-ja, aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë dhe në Gjakovë

KosovaNewss
KosovaNewss 18:27 -29/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, ka realizuar sot një operacion të përbashkët kontrolli në Pejë dhe Gjakovë, ndaj disa barnatoreve të dyshuara për posedim dhe tregtim të barnave të kontrabanduara, me ç’rast janë sekuestruar 988 pako medikamente me vlerë rreth 10 mijë euro.

“Sot, më 29 Janar 2026, në Pejë dhe Gjakovë, Dogana e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, ka realizuar një operacion të përbashkët kontrolli ndaj disa barnatoreve, për të cilat kishte dyshime të bazuara për posedim dhe tregtim të barnave të kontrabanduara”, thuhet në njoftim.

Sip as Doganës së Kosovës, në kuadër të aksionit janë angazhuar gjithsej shtatë njësi operative, prej të cilave: një njësi ka kryer kontrolle në territorin e Gjakovës; gjashtë njësi të tjera kanë realizuar kontrolle në territorin e Pejës. Gjatë kontrolleve janë evidentuar parregullsi në disa lokacione.

“Gjatë kontrolleve të realizuara në disa lokacione, janë evidentuar parregullsi lidhur me posedimin e medikamenteve pa dokumentacion përkatës dhe pa banderolla fiskale, ndërsa në disa lokacione të tjera nuk janë konstatuar shkelje”, thuhet në njoftim.

Si rezultat i këtij aksioni janë sekuestruar 988 pako medikamente, për të cilat vlera e përafërt vlerësohet të jetë rreth 10,000.00 euro.

Dogana e Kosovës thekson se aksioni është zhvilluar sipas procedurave standarde operative.

“Aksioni është zhvilluar në përputhje të plotë me procedurat standarde operative dhe paraqet një tjetër angazhim konkret të Doganës së Kosovës dhe institucioneve partnere në luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e shëndetit publik dhe forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar që, në bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe inteligjencës, të vazhdojë kontrollet dhe veprimet operative ndaj çdo aktiviteti të kundërligjshëm.

Gjithashtu lexoni:

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

KosovaNewss 29/01/2026 29/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?