KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kamberi: Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët
Politikë

Kamberi: Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët

KosovaNewss
KosovaNewss 21:05 -27/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka miratuar rezolutën H.R. 6411, e cila adreson shkeljet e të drejtave etnike dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe kërkon përgjegjësi nga Serbia për diskriminimin sistematik ndaj kësaj pakice.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës. Ai theksoi se miratimi i rezolutës në komitet përfaqëson një momentum të ri në politikën e jashtme të SHBA-së ndaj Ballkanit.

“Ne jemi përpjekur për vite me radhë që ta ndërkombëtarizojmë çështjen e shqiptarëve dhe pozitën tonë aktuale. Pavarësisht se kjo është faza e parë ligjore që ka kaluar në komitet, fakti që rezoluta është votuar nga kongresistë të të dy partive dhe ka kaluar pa asnjë votë  na jep shpresë se procedura do të përfundojë plotësisht dhe se mund të bëhet një akt i detyrueshëm”, ka deklaruar Kamberi në Lajmet Qendrore në RTK.

Sipas tij, ky vendim do të ndikojë që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të trajtohet më seriozisht dhe të rikthehet në agjendën politike të Shteteve të Bashkuara, duke përbërë një sinjal pozitiv.

“Kjo nënkupton një punë të madhe dokumentimi të të gjitha shkeljeve, të cilat ne tashmë i kemi adresuar në Kongres, në Senat dhe në Departamentin e Shtetit”, shtoi ai.

Kamberi vlerësoi se që nga përfundimi i konfliktit të UÇPMB-së, ky është hapi i dytë më i rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke e cilësuar rezolutën si një akt shpresëdhënës për të ardhmen.

“Kjo shënon fillimin e një rruge që nuk është e shkurtër, një rruge që angazhon politikën e jashtme të SHBA-së të merret drejtpërdrejt me çështjen e të drejtave të pakicave në Ballkan, me theks të veçantë për Luginën e Preshevës. Në anën tjetër, për ne shtohet edhe një obligim tjetër, sepse ndodhemi përballë një situate ku duhet të dokumentojmë me fakte e argumente se pozita e shqiptarëve është diskriminuese”, deklaroi Kamberi për RTK.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

KosovaNewss 27/01/2026 27/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?