KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti takon ambasadorët e BE-së, diskutojnë për formimin e institucioneve
Politikë

Kurti takon ambasadorët e BE-së, diskutojnë për formimin e institucioneve

KosovaNewss
KosovaNewss 18:24 -14/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një takim me ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Kosovë. Takimi u mbajt në Zyrën e BE-së në Kosovë, me ftesë të shefit të kësaj zyre, ambasadorit Aivo Orav.

Zyra e Kryeministrit njofton se gjatë takimit u diskutua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, rëndësinë e konstituimit të shpejtë të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe formimin e Qeverisë së re, si dhe për ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian për Kosovën dhe prioritetet e mandatit të ardhshëm qeverisës.

Sipas njoftimit Kurti ka theksuar se vendi është në pritje të certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe se menjëherë pas kësaj do të procedohet me konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë së re.

Ai eshte shprehur se mandati i ardhshëm do të fokusohet në realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rritjen e konkurrueshmërisë së vendit. Sipas tij, mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, veçanërisht për kompanitë prodhuese, do të jetë prioritet me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës dhe forcimin e kapaciteteve vendore.

Tutje Kurti ka theksuar gjithashtu se siguria dhe mbrojtja do të mbeten ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së re, gjithmonë në funksion të paqes dhe sigurisë.

Në fund të takimit, kryeministri ka falënderuar ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe riafirmoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Gjithashtu lexoni:

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!

Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!

Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

KosovaNewss 14/01/2026 14/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua
09:42 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?