KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohet një person në Ferizaj për sulm ndaj zyrtarëve policorë
Siguri

Arrestohet një person në Ferizaj për sulm ndaj zyrtarëve policorë

KosovaNewss
KosovaNewss 20:42 -09/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një person është arrestuar pasditen e së premtes në Ferizaj, nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i vendosur në portën hyrëse të stacionit policor kishte vërejtur një veturë me targa të huaja të parkuar para portës hyrëse, ndërkohë që shoferi i saj nuk po i bindej urdhrave për t’u larguar.

Në vendngjarje kanë dalë për asistencë edhe zyrtarë të tjerë policorë, ndërsa i dyshuari A.N. (35 vjeç) ka përdorur fjalë fyese dhe kanosëse ndaj policëve, duke shfaqur sjellje agresive dhe mosbindëse.

Gjatë ndërhyrjes policore, i dyshuari u është vërsulur zyrtarëve policorë, me ç’rast ata janë detyruar të përdorin sprej mbrojtës dhe ta arrestojnë atë.

Si pasojë e incidentit, tre zyrtarë policorë dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime të lehta.

“Në rast është kyçur Njësia e Hetimeve Rajonale dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar tek qytetarët që të respektojnë urdhrat e ligjshme të zyrtarëve policorë, duke theksuar se bashkëpunimi me policinë është i domosdoshëm për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!

Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

KosovaNewss 09/01/2026 09/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?