Kandidatët për deputetë Hajrulla Çeku, Arbërie Nagavci, Jeta Dida dhe Avni Dehari kanë zhvilluar sot një takim me mësimdhënës nga shkolla të ndryshme, profesionistë të përkushtuar që çdo ditë kontribuojnë në formimin dhe edukimin e brezave të ardhshëm.
Takimi u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe frymëzuese, ku u theksua roli kyç i mësimdhënësve në ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të arsimuar dhe të zhvilluar.
Gjatë diskutimit, kandidatët nënvizuan se mbështetja për arsimin dhe për ata që e mbajnë gjallë atë nuk është thjesht një premtim elektoral, por një angazhim i qartë dhe i qëndrueshëm politik.
Përmes një bisede të hapur dhe konstruktive, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me mësimdhënësit, si dhe përkushtimi për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e cilësisë në sistemin arsimor.


