Kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Egzon Azemi dhe Salih Zyba, kanë vazhduar angazhimin e tyre në terren duke zhvilluar fushatë në mbështetje të grave kandidate të listës fituese të VV-së.
Përmes takimeve dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, Azemi dhe Zyba kanë theksuar rëndësinë e përfaqësimit të fuqishëm të grave në institucionet e vendit, si dhe rolin e tyre kyç në ndërtimin e politikave për mirëqenie, barazi dhe zhvillim shoqëror.
Ata kanë ftuar qytetarët që me votë të mbështesin gratë kandidate të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke e cilësuar listën si listë fituese dhe përfaqësuese të ndryshimit të vërtetë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! 116
Egzon Azemi 57
Salih Zyba 110


