KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tmerri në Malishevë: I dyshuari për vrasjen e dyfishtë kishte aktakuzë për dhunë në familje e kanosje – në prill ishte në burg
Kronika e Zezë

Tmerri në Malishevë: I dyshuari për vrasjen e dyfishtë kishte aktakuzë për dhunë në familje e kanosje – në prill ishte në burg

Alban Begolli
Alban Begolli 15:54 -06/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Malishevën, ku një burrë dyshohet se ka vrarë dy vëllezërit e gruas së tij në fshatin Gollubovc, përpara se të arratisej nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari, Astrit Isufi, sipas të dhënave zyrtare, është emër i njohur për organet e rendit dhe drejtësisë në Kosovë. Ai kishte qenë më herët nën hetim për dhunë në familje dhe kanosje, dhe ndaj tij ishte ngritur aktakuzë në prill të këtij viti, periudhë gjatë së cilës kishte qëndruar në paraburgim.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zyrtarja për informim e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

“Prokurori i shtetit ndaj personit të dyshuar A.I., më datë 06.04.2025, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, e cila po të njëjtit i është caktuar nga gjykata kompetente. Po ashtu, më datë 07.04.2025, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’”, ka deklaruar Shala.

Megjithëse Isufi ishte mbajtur në paraburgim, ende nuk dihet kur i është ndërprerë masa e sigurisë, ndërsa sot ai dyshohet se ka kryer krimin e rëndë në Malishevë, duke marrë jetën e dy personave.

Sipas raportimeve fillestare, Astrit Isufi kishte shkuar në shtëpinë e familjes së bashkëshortes për ta marrë gruan e tij. Pas një debati, ai është larguar nga oborri, por më pas është kthyer dhe ka shtënë me armë zjarri ndaj dy vëllezërve të gruas, të cilët ndodheshin para derës së shtëpisë.

- Reklamë -

Viktimat e këtij rasti, Naim dhe Driton Morina, raportohet se kishin ardhur nga jashtë vendit vetëm tri ditë më parë, për të marrë pjesë në të pamen e babait të tyre, që kishte ndërruar jetë ditë më parë.

Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë, e cila ka bërë të ditur se të gjitha njësitë e nevojshme janë në vendin e ngjarjes.

“Në lidhje me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme të policisë, Kryeprokurori dhe Prokurori kujdestar. Sipas udhëzimeve të prokurorit, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e provave në këtë çështje penale”, ka njoftuar Prokuroria e Gjakovës.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave  nga Kosova në Shëngjin

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Dy të rinj nga Kosova humbin jetën në Shëngjin, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Kurti ia bën me dije Costas: Kosova është e gatshme për statusin kandidat dhe hapjen e negociatave

Alban Begolli 06/11/2025 06/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?