KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Nëse nuk ka marrëveshje për qeveri, do t’i ftojë partitë
Politikë

Osmani: Nëse nuk ka marrëveshje për qeveri, do t’i ftojë partitë

KosovaNewss
KosovaNewss 21:07 -24/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje për qeveri të re, ajo do t’i ftojë të gjitha partitë për konsultime, nëse ndonjëra mund të krijojë shumicën. Ajo ka theksuar se është herët të flitet për zgjedhje të parakohshme.

“Rrjedhat politike në Kosovë janë të paparashikueshme mund të ketë marrëveshje në orët e fundit dhe këtë unë nuk mund ta parashikojë. Në qoftëse s’ka marrëveshje atëherë si presidente e vendit do t’i ftojë të gjitha partitë politike për të parë në qoftëse ka mundësi që dikush ta krijojë shumicën, po ashtu mendoj se është herët të flasim për zgjedhje të parakohshme, por është alternativë nëse nuk krijohet shumica. Në fakt mbetet e vetmja alternativë sipas Kushtetutës”, ka deklaruar Osmani në një intervistë për Deutsche Welle.

Duke folur për tendencat destabilizuese të Serbisë, Osmani ka thënë se Serbia ka pasur tentativë për destabilizim edhe këtë pranverë, por falë ndihmës së aleatëve, këto plane janë parandaluar.

Ka pasur tendenca destabilizimi edhe sivjet në pranverë. Me ndihmën e aleatëve tanë i kemi parandaluar. Ka shumë që nuk duan të tregojnë publikisht se çfarë ka ngjarë. Unë i kam lexuar raportet e institucioneve tona, e di çfarë ka synuar Serbia. Këto janë çështje që janë të rregulluara me ligj. Kur informacionet janë të klasifikuara, e kemi për detyrë. Unë si presidente kam të drejtë të deklasifikojë informacione, mirëpo mendoj që nuk është e drejtë që t’ua vështirësojë punën institucioneve tona të sigurisë. Ata duhet të vazhdojnë të mbledhin informata, dhe të jenë të gatshëm që të na informojnë neve si institucione dhe aleatët në mënyrë që të parandalojmë çdo tendencë destabilizuese të Serbisë”, ka deklaruar Presidentja për DW.

- Reklamë -

Osmani ka theksuar se Serbia vazhdon të jetë shtet agresor dhe vazhdon të jetë dorë e zgjatur e Putinit, sepse, siç u shpreh ajo, është qëllim i Rusisë që të destabilizohet Ballkani, si mjet destabilizimi për tërë kontinentin evropian.

“Qëllim i Rusisë ka qenë historikisht, që të destabilizohet Ballkani Perëndimor, si mjet destabilizimi për tërë kontinentin evropian. Nuk është që veç po i themi, por ato kanë ndodhur si në vitin 2023 ashtu edhe në nëntor të vitit 2024, ku pati sulm në Ibër-Lepenc dhe qëllimi ka qenë shkatërrimi i mjeteve jetike përmes së cilave Kosova furnizohet me ujë, energji elektrike e ngrohje”, ka shtuar ajo.

Tutje, e pyetur se cilat janë planet e saj pas muajit prill, kur i përfundon mandati i kreut të shtetit, Osmani ka thënë se “nuk mendon se ku do të jetë Vjosa Osmani, por ku do të mbetet Republika e Kosovës”.

“Nëse populli dëshiron që unë akoma të jap kontribut për republikën tonë, atëherë unë do ta jap atë kontribut. Më rëndësi është që unë do të jem në Republikën e Kosovës, duke dhënë qoftë kontribut profesional, qoftë politik”, ka theksuar Osmani.

Gjithashtu lexoni:

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

KosovaNewss 24/10/2025 24/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²
11:57 -06/06/2026
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën
11:44 -06/06/2026
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet
11:21 -06/06/2026
“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s
10:54 -06/06/2026
Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës
10:30 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?