KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trump prezanton planin 21 pikësh për Gazën: Armëpushim, qeverisje ndërkombëtare dhe lirimi i menjëhershëm i pengjeve
Botë

Trump prezanton planin 21 pikësh për Gazën: Armëpushim, qeverisje ndërkombëtare dhe lirimi i menjëhershëm i pengjeve

Alban Begolli
Alban Begolli 00:53 -28/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Burimi: CNN

Përkthimi : Alban Begolli / KosovaNews

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka paraqitur një plan paqeje me 21 pika për Gazën, që parashikon lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi brenda 48 orëve nga arritja e marrëveshjes dhe përcakton një rrugë për qeverisjen e Gazës pas përfundimit të luftës, raportoi CNN duke cituar burime nga Uashingtoni, transmeton KosovaNews.

Trump ka shprehur optimizëm se konflikti po i afrohet fundit, duke thënë të premten se palët janë “shumë afër një marrëveshjeje”, vetëm pak ditë pasi i dërguari i tij special deklaroi se “një përparim i madh është i mundur”.

- Reklamë -

Por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti të premten se do të vazhdojë luftën “deri në shkatërrimin e plotë të Hamasit”.

Sipas burimeve të CNN, plani parashikon shkëmbimin e pengjeve me një tërheqje graduale të ushtrisë izraelite nga Gaza dhe ndalon Hamasin të ketë ndonjë rol në administratën e ardhshme të territorit.

Në vend të kësaj, Gaza do të qeveriset përkohësisht nga dy struktura: një organ ndërkombëtar dhe një komitet palestinez, deri në stabilizimin e situatës.

Në propozim nuk jepet një afat për kalimin e administrimit tek Autoriteti Palestinez, ndërsa theksohet se nuk do të ketë zhvendosje të detyruar të popullsisë së Gazës.

Megjithatë, plani nuk e shpall krijimin e një shteti palestinez, por e njeh këtë si aspiratë të palestinezëve. Kjo pritet të shkaktojë tensione brenda koalicionit të krahut të djathtë të Netanyahut, që e kundërshton ashpër çdo formë të shtetësisë palestineze.

Në të njëjtin dokument, administrata amerikane thekson se Izraeli nuk do të sulmojë më Katarin, pas raportimeve se muajin e kaluar kishte goditur me raketa udhëheqës të Hamasit në Doha.

Trump zhvilloi këtë javë një takim me liderë të disa vendeve myslimane, mes tyre Katarin, Arabinë Saudite, Egjiptin, Indonezinë, Turqinë dhe Pakistanin, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke e cilësuar atë si “mbledhjen më të rëndësishme të ditës”.

I dërguari amerikan Steve Witkoff konfirmoi se plani u prezantua para shteteve arabe në OKB, duke shtuar se SHBA “është e bindur se ditët në vijim mund të sjellin një përparim historik”.

Lidhur me këtë, Trump në një postim në rrjetet sociale shkroi:

“Bisedimet kanë qenë të frytshme dhe të frymëzuara. Po punojmë pa pushim për të arritur një marrëveshje të plotë dhe të qëndrueshme. Qëllimi është i qartë: kthimi i pengjeve dhe paqe e përhershme në rajon.”

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse Hamasi është njohur me propozimin, pasi burime në Doha thanë se grupi nuk ka marrë ndonjë ofertë të re për armëpushim. Netanyahu pritet të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë të hënën.

Në Izrael, plani ka shkaktuar përçarje politike. Ministrat e ekstremit të djathtë Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich e kanë kundërshtuar ashpër, duke paralajmëruar rrëzimin e qeverisë nëse lufta përfundon pa “fitoren e plotë mbi Hamasin”.

Në të kundërt, lideri i opozitës Yair Lapid ka deklaruar se është i gatshëm të mbështesë marrëveshjen për lirimin e pengjeve dhe përfundimin e luftës:

“Ka shumicë për këtë në Knesset dhe në popull. Nuk duhet t’i trembemi kërcënimeve boshe të ekstremistëve,” – shkroi ai në platformën X.

Ndërkohë, operacionet ushtarake izraelite në Gazë vazhdojnë. Ushtria izraelite ka njoftuar se mbi 700 mijë palestinezë janë zhvendosur nga qyteti i Gazës, ndërsa tre divizione izraelite kanë marrë kontrollin mbi pjesën më të madhe të zonës urbane.

Gjithashtu lexoni:

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

Lajm i keq për paqen, Irani ndërpret komunikimin me SHBA-në, bllokohet Hormuzi

Macron njofton një rekord prej 93 miliardë eurosh investime të huaja në Francë

“Pas Iranit është radha e Kubës” – Trump ka paralajmëruar sulme në ishull

Çfarë do të bëjë tani NATO, pas sulmit me dron të Rumanisë nga Rusia?

Alban Begolli 28/09/2025 28/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia
10:08 -04/06/2026
Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave
10:00 -04/06/2026
Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje
09:37 -04/06/2026
Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit
09:31 -04/06/2026
Tragjedi në Shqipëri, raportohet se është vrarë një polic
09:07 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?