KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Faton Peci premton transparencë dhe projekte konkrete për Mitrovicën
Politikë

Faton Peci premton transparencë dhe projekte konkrete për Mitrovicën

KosovaNewss
KosovaNewss 22:51 -25/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kandidati i Partisë Guxo, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Alternativës për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, mbajti sot një tubim elektoral në shkollën “Andon Zako Çajupi”.

I shoqëruar nga kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, Peci theksoi se projektet e tij do të jenë të prekshme dhe nuk do të mbesin vetëm premtime. Ai u zotua për transparencë në qeverisje, duke theksuar se do të punojë me përkushtim, njësoj si në kohën kur ka ushtruar funksionin e ministrit.

Para përkrahësve, Peci tha se Mitrovica ka nevojë për një zhvillim të qëndrueshëm dhe për rikthimin e emrit e traditës së saj. Ai tregoi se rruga e tij politike nuk ka qenë e lehtë, por se në menaxhimin institucional është dëshmuar i suksesshëm.

“Mitrovica do të ketë zhvillim. Na duhet përkrahja e madhe. Propaganda është e dytë, por dojnë suksesin e sovranitetin ta shkatërrojnë. Na duhet mbështetja e juaj për dy ndërmarrje të reja – një për transport publik dhe një për ndërmarrje banesore. Hapësirat publike do të kenë menaxhim. Ndërtimet e kundërligjshme do të marrin fund me 12 tetor”, tha ai.

- Reklamë -

Peci shtoi se me mbështetjen e elektoratit, do të zbatohen projekte konkrete, përfshirë edhe trajtimin e ujërave të zeza me impiant modern.

Kandidati i LVV-së u zotua se si kryetar i ardhshëm i komunës do të jetë gjithmonë i qasshëm për qytetarët:

“Një ditë në javë do të jem i hapur për çdo qytetar. Një herë në javë do të shkoj nëpër ministri. Jemi qytet i njerëzve minatorë, na e kanë vështirësuar jetën problemet e pasluftës. Që Mitrovica të mos mbetet e fundit – sepse ka nivelin më të ulët të përfshirjes në parashkollor – duhet të punojmë të gjithë”, tha Peci.

Në këtë tubim mori pjesë edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i cili deklaroi mbështetje të plotë për kandidatin Peci.

“E tërë Lëvizja Vetëvendosje qëndron prapa kandidatit për kryetar të Mitrovicës së Jugut. Me Pecin si kryetar, jeta e qytetarëve do të jetë më e mirë”, tha Atiqi.

Gjithashtu, kandidati për Kuvend Komunal nga Partia Guxo, Visar Syla, premtoi angazhim për realizimin e projekteve që ndërlidhen me mirëqenien e qytetarëve, si në jug ashtu edhe në veri të Mitrovicës.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

KosovaNewss 25/09/2025 25/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?