KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MPJD: Të shmangen udhëtimet nëpërmjet territorit të Serbisë
Siguri

MPJD: Të shmangen udhëtimet nëpërmjet territorit të Serbisë

KosovaNewss
KosovaNewss 22:21 -09/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Jashtme e ka konfirmuar arrestimin e kosovarit Hazir Haziri, nga autoritetet e Serbisë, një ditë më parë në pikën kufitare në Merdarë, gjatë hyrjes së tij në territorin serb me automjet privat.

MPJD thotë se menjëherë pas marrjes së informacionit për këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është angazhuar përmes kanaleve zyrtare dhe diplomatike për të siguruar informacione të sakta dhe të plota mbi ndalimin e Hazirit.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës ka adresuar një kërkesë zyrtare autoriteteve të Qeverisë së Serbisë për të konfirmuar arrestimin e z. Haziri dhe për të sqaruar arsyet ligjore të ndalimit të tij. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të Quint-it. Nëse ndaj z. Haziri vendoset masa e paraburgimit dhe iniciohet procedurë penale, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi do të bëj kërkesën për vizitë zyrtare në qendrën e ndalimit”, thuhet në konfirmimin e MPJD-së.

Ministria e Punëve të Jashtme ka ripërsëritur thirrjen që të shmangen udhëtimet nëpërmjet territorit të Serbisë, derisa nënvizon nevojën urgjente për reagim nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare.

- Reklamë -

“Në këtë fazë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet nëpërmjet territorit të Serbisë, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe mirëqenies së tyre. MPJD gjithashtu nënvizon nevojën urgjente për reagim nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj praktikave represive të autoriteteve serbe, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thotë tutje MPJD-ja.

Kjo ministri thotë se rritja e rasteve të ndalimeve dhe maltretimeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përbën shkelje të frymës së dialogut dhe të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy palëve.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës zotohet se do të vazhdojë të angazhohet me përkushtim për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, kudo që ndodhen”.

Gjithashtu lexoni:

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

KosovaNewss 09/09/2025 09/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?