KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla: Bunjaku dha jetën për të mbrojtur shokët, gjaku i tij nuk falet
Siguri

Sveçla: Bunjaku dha jetën për të mbrojtur shokët, gjaku i tij nuk falet

KosovaNewss
KosovaNewss 23:03 -08/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një kapitull i ri po shkruhet në historinë e Kosovës. Veriu nuk është më i ndarë mes frikës dhe strukturave paralele serbe. “Top Story” sjell pamje ekskluzive nga zemra e veriut. Rrëfimet ekskluzive nga ministra dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, duke folur me Grida Dumën, tregon sesi ndodhi sulmi dhe vrasja e efektivit Afrim Bunjaku.

Ai tregon se Bunjaku dha jetën për të mbrojtur shokët… e teksa fliste për të, përlotet.

Pjesë nga intervista:

Duma: Ta tregojmë pak ku ndodhet (tregojnë vendet) dhe shumë elementë të rëndësishëm në këtë opercion si ka mundësi që ikën… a pati ndonjë agriment apo çfarë. ma shpjegoni ju tani

Sveçla: Vendi ky realisht është ekzektuar afrim bunjaku është rrugës së kësaj fshati8t me rrugë nqë shkon nga Zveçani për në Izbor e del për Serbi. At te udhëkryqi kishin vendos si barrikadë mbi urë dy kaminë e kur afrimi me shkë është afruar kanë detonuar me antipersonal me çka kanë vrarë Afrimin që ka dhënë shpirtë vendngjarje dhe po ashtu një polic tjetër është plagos

Duma: Si ka ndodh me Afrimin?

Sveçla: Afrim Bunjaku ishte eprori atë natë në stacionin policor në Zveçan dhe duke qenë se ka marr lajmin nga një patrullë kufitare që po kthehej nga pika e observimit te kufiri dhe ata vërejnë që rruga është bllokuar, lajmërojnë stacionin policor, afrimi është përgjegjësi dhe sipas gjithë procedurave ai ka mund tu thotë policëve në detyrë që shkoni verifikoni kët informatë ai u ka thënë ejani pas meje. dhe kur erdhën këtu nuk u ka thënë ik shifni, por prisni se po shkoj të shoh dhe në atë moment ata kanë detonuar minën. Unë humba këtu një hero. Pastaj ka ndodh një konflikt i intensitetit të lartë mes patrullave policore dhe atyre terroristëve derisa nuk kanë ardh perforciumet nga stacionet e tjera.

Duma: Për sa kohë diference bëjmë?

Sveçla: E gjitha kjo ka zgjatur diku te 10 orë, po reagimi i policisë ka qenë shumë i shpejtë për shkak të angazhimit, trajnimeve, përgatitjes, pothuajse dy vjeçare të policisë sonë për skenarë të tillë.

Duma: Kush ishin avantazhet e tyre?

Sveçla: Avantazhet e tyre ishin elementi i befasisë. Pra, ata u futën deri këtu, u grumbulluan grupe të ndryshme dhe sulmuan policinë, gjithmonë me aktivitet të planifikuar kurse tek ne nuk kishim informata të sakta për çfarë po ndodh.

Duma: Pra, ju sulmuan në befasi, kishin armatime gjithandej?

Sveçla: Kishin armatime të cilat policia e Kosovës nuk i posedon.

Duma: As sot?

Sveçla: As sot për shkak se nuk hyjnë në rangun e armatimit policor ushtarak, minahedhës, mina antitank, mina antipersonel, mitraloz 3 mm, 12.7, numër pa fund kallashnikovësh, eksploziv dhe rrjedhimisht e kishte një pabarazi në armatim. Terreni ju e shihni, policia ka qenë atje poshtë, këta kanë qenë në gjithë fshatin përfshi e kodrat lart.

Duma: Në numër sa do kenë qenë?

Sveçla: Diku rreth 100 plus minus dhe po ashtu kishin elementin e njohjes së terrenit, duke qenë se edhe tre të vrarët janë nga zonat përreth kurse po ashtu element tjetër ishte numri. Ne nuk kishim 100 policë në atë moment.

Duma: Sa kishit në atë moment?

Sveçla: Disa patrulla kufiri të stacionit policor, kishim duke i numëruar me gishtat e dy duarve,

Duma: E u hap zjarr me …

Sveçla: Me gjithë arsenalin që kishin, janë incizimet tona që kanë qenë subjekt i sulmit dhe me raketahedhës, snajper. Falë profesionalizmit dhe vendosmërie të jashtëzakonshme të policisë së Kosovës këtë situatë e kemi kthyer për së mbarë.

Duma: Si ia arritët?

Sveçla: Kemi arrit të marrim pozitat e larta dhe pastaj duke u afruar e duke spastrua terrenin…

Duma: Duke mbërritur atje, në atë zonën atje

Sveçla: Në atë zonën atje, duke marrë pikat e larta e duke atakuar sulmuesit.

Duma: Kur i shikon droni ata që janë te konaku?

Sveçla: Ne realisht përdorim dron për vëzhguesit për të parë pozicionet e tyre dhe në këtë godinën këtu që është konaku i manastirit, në oborrin e saj ne incizojmë disa prej tyre, disa me maska e disa pa maska, dhe ndër ta identifikojmë dhe Radoiçic dhe atë e dimë që ishte personalisht aty dhe pastaj ia fillomë duke ardhur përforcime dhe njësi të tjera të specializuara duke marr terrenin deri në momentin kur ata e shohin se të vetmin shpëtim kanë ikjen

Duma: Ca bëjnë ata, ça rruge marrin për të ikur? Futen në Manastir apo…

Sveçla: Ata në disa grupe ndahen, njëri grup kalon nga ajo lugina aty, njëri grup ikën nga këtu kurse njëri këtej

Duma: Këto janë pamjet që kanë qarkulluar në media, që kalojnë këtu…

Sveçla: Po, janë edhe incizimet tona që pastaj janë bërë publike

Duma: Ku ka qenë policia e Kosovës? Ka qenë atje?

Sveçla: Po, tash policia e Kosovës ka qenë atje, ka qenë pastaj pjesëtarë, ekipet tona janë vendos atje dhe duke marr lartësitë dhe kanë nis dhe këtej nga rruga kryesore.

Duma: Si ndodhi që kanë ikur andej dhe patën këtë manipulim le të themi të këtij momenti? Ose të paktën kështu u perceptua, pse u lanë të ikin?

Sveçla: Jo, nuk ka pasur fare asnjë lloj situate ku ne i lamë të ikin

Duma: Nuk ju është kërkuar një gjë e tillë?

Sveçla: Absolutisht, askush as ka tentuar po as ka pas të drejtë të na e kërkojë ne që ta lëmë të ikin por as nuk do të pranonin as ne as policia e Kosovës, gjaku i policit… prandaj këtu ka pasur urdhër të neutralizohen ose të arrestohen. Por individ qarqe të ndryshme janë përpjekur ta zbehin këtë fitore të policisë së Kosovës ndaj një grupi jashtëzakonisht të pajisur, të trajnuar dhe në numër të madh të mundur nga policia e Kosovës, ta zbehë. Unë kam dëgjuar këto llafe po realisht nuk merrem fare me to, as policia e Kosovës. Janë me qindra dëshmitarë të këtushëm…

Duma: Pra ishte e pamundur të kapeshin këtu për shkak të distancës. Ka pasur snajper atje?

Sveçla: Për shkak të relievit. Droni kur ka parë kolonën duke ikur realisht ne as nuk i kemi pas ato lartësi, ata janë futur këtu në këtë vegjetacion të lartë e pastaj janë tërheqë po në anën tjetër të kodrës droni i ka përcjellë prandaj janë këto incizime…

Gjithashtu lexoni:

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga

Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje

KosovaNewss 08/09/2025 08/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit
17:51 -23/07/2026
Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar
17:48 -23/07/2026
Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”
17:42 -23/07/2026
Shtesa prej 150 euro në muaj, MSH vazhdon mbështetjen për mjekët e sektorit publik
15:40 -23/07/2026
Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga
14:55 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?