KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trump–Putin – Në tavolinë janë 4 skenarë që mund të përcaktojnë fatin e Ukrainës
Botë

Trump–Putin – Në tavolinë janë 4 skenarë që mund të përcaktojnë fatin e Ukrainës

Alban Begolli
Alban Begolli 14:01 -15/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po takohen sot në një samit kritik, për herë të parë ballë për ballë që nga viti 2019. Trump, i cili në fushatën zgjedhore ka premtuar disa herë se do të përfundojë luftën midis Ukrainës dhe Rusisë, pritet të takohet me Putinin në orën 11:00 sipas orës lokale (22:30 me orën e Turqisë) në Alaskë, percjell KoovaNew.

Para takimit, Putin ka bërë disa premtime, duke vlerësuar imazhin e Trump si “arbitër” dhe “sjellës paqeje”. Ai ka lavdëruar përpjekjet e presidentit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe ka premtuar bashkëpunim ekonomik si dhe një marrëveshje të re për kontrollin e armëve.

Lexo po ashtu:

Putin arrin në SHBA, autokolona presidenciale përshkruan rrugët e Alaskës

Putin kërkon mbështetjen e Trump

- Reklamë -

Kremlini ka sinjalizuar se Putini ka nevojë për ndihmën e Trump për të shmangur ose lehtësuar sanksionet e ashpra të Perëndimit, në një kohë kur ekonomia e luftës është nën presion. Në një takim të zhvilluar në Kremlin, Putin ka ngritur çështjen e një marrëveshjeje të re për armët bërthamore, që do të zëvendësonte atë aktuale, e cila skadon në shkurt të vitit të ardhshëm.

Gjatë mandatit të parë të Trump, një përpjekje e tillë nuk pati sukses. Edhe pse Moska ka shprehur gatishmërinë për të rifilluar bisedimet bërthamore që nga viti i kaluar, tensionet e fundit kanë ulur gjasat për rinovimin e marrëveshjes.

Deklarata e parë e Trumpit

Para samitit, Trump ka shkruar në rrjetet e tij sociale: “Rrezik i madh”.

Katër skenarë në tryezë

Gjatë takimit, pritet të diskutohen katër skenarë të mundshëm për fundin e luftës:

  1. Skenari i preferuar nga Evropa – Lufta ndalon në vijat aktuale të frontit (rreth 1.090 km) pa ndryshime të tjera territoriale. Zonat nën kontroll në momentin e marrëveshjes do të shndërroheshin në kufij të rinj.
  2. Skenari i favorshëm për Putinin – Ukraina tërhiqet plotësisht nga Donbasi, duke humbur një zonë strategjike në lindje.
  3. Skenari edhe më i gjerë për Putinin – Ukraina jo vetëm nga Luhanski dhe Donetsku, por edhe nga Zaporizhja dhe Hersoni, përfshirë edhe territore që Rusia ende nuk i kontrollon plotësisht.
  4. Skenari i “shkëmbimit të territoreve” – Rusia anekson Luhanskun, Donetskun dhe Zaporizhjen, ndërsa Ukraina ruan zonat bregdetare në Detin e Zi.

Samiti Trump–Putin shihet nga shumë si një mundësi historike për paqen, por edhe si një test i madh për politikën ndërkombëtare./KosovaNew/

Lexo po ashtu:

Bota me sytë te samiti Trump–Putin në Alaska: Paqe apo fitore për Moskën?

Gjithashtu lexoni:

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

Lajm i keq për paqen, Irani ndërpret komunikimin me SHBA-në, bllokohet Hormuzi

Macron njofton një rekord prej 93 miliardë eurosh investime të huaja në Francë

“Pas Iranit është radha e Kubës” – Trump ka paralajmëruar sulme në ishull

Çfarë do të bëjë tani NATO, pas sulmit me dron të Rumanisë nga Rusia?

Alban Begolli 15/08/2025 15/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?