ATK-ja ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme në këto katër vitet e fundit, qoftë në rritjen e të hyrave apo edhe në përmirësim të shërbimeve për tatimpaguesit, ka thënë ministri Hekuran Murati në postimin e tij në Facebook, duke falënderuar drejtorin e deritanishëm Ilir Murtezaj për punën e palodhur dhe përkushtimin në arritjen e këtyre sukseseve.
Në ceremoninë e kalimit të mandatit nga Murtezaj tek drejtori i ri, Mentor Hyseni, ministri Murati gjithashtu uroi drejtuesin e ri duke e siguruar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), një prej shtyllave kryesore që kontribuon në mbushjen e buxhetit të shtetit. “Drejtorit të ri Mentor Hyseni i uroj punë të mbarë dhe e siguroj për vazhdimin e mbështetjes së deritanishme për institucionin e ATK-së,” theksoi ai.
Kalimi i mandatit shënon një moment kyç në forcimin e institucioneve tatimore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset në Kosovë.


