KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Veteranët e Rahovecit: Personat e arrestuar nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së
Siguri

Veteranët e Rahovecit: Personat e arrestuar nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së

KosovaNewss
KosovaNewss 18:25 -14/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy personat e arrestuar në pikën kufitare në mes të Serbisë dhe Hungarisë-Horgosh nuk kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i degës së veteranëve në Rahovec, Qemajl Krasniqi, ka deklaruar për RTKlive se personat e arrestuar në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë në Horgosh nuk kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë luftës.

Sipas tij, ata kanë qëndruar në Gjermani gjatë viteve të luftës dhe nuk kanë lidhje me konfliktin në Kosovë. Krasniqi e konsideron këtë rast si pjesë të një strategjie të Serbisë për të krijuar tensione dhe për të ushtruar presion ndaj shqiptarëve.

“Konfirmojmë në degën e veteranëve të Rahovecit se personat e arrestuar nuk janë në listën e veteranëve. Sipas konfirmimeve që kemi nga familjarët ata nuk kanë qenë në Kosovë, gjatë luftës kanë qëndruar në Gjermani dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me luftën. Por, ne konsiderojmë se është në taktikat e njohura tashmë të Serbisë për të shkaktuar drama, tragjedi, fatkeqësi tek populli shqiptar dhe për të bërë një luftë speciale kundër Kosovës, në këtë rast duke pësuar qytetarët e pafajshëm të Kosovës. Ne ndjejmë keqardhje për ata njerëz atje, pavarësisht që nuk kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka theksuar Krasniqi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar se personat me inicialet X.E dhe B.E dyshohen për krime lufte në Kosovë në vitin 1999, përfshirë një kidnapim në Rahovec. Megjithatë, nacionaliteti i tyre nuk është përmendur.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar për këtë çështje.

Në këtë kontekst, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka paralajmëruar qytetarët që të shmangin kalimet tranzite përmes Serbisë, për shkak të rrezikut të arrestimeve arbitrare nga autoritetet serbe.

Gjithashtu lexoni:

Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc

Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët

Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Haxhiu sot mban konferencë për media

KosovaNewss 14/08/2025 14/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
11:12 -24/07/2026
Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”
10:47 -24/07/2026
Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX
10:45 -24/07/2026
Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc
10:20 -24/07/2026
Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët
09:43 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?