KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të paktën 22 të vdekur pas fundosjes së dy anijeve me migrantë në Itali
Botë

Të paktën 22 të vdekur pas fundosjes së dy anijeve me migrantë në Itali

KosovaNewss
KosovaNewss 21:17 -13/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Të paktën 22 migrantë kanë vdekur pasi dy anije u fundosën në Mesdhe të mërkurën, thanë agjencitë humanitare.Afër 60 persona janë shpëtuar dhe shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur.Ky është incidenti i fundit në Mesdhe, ku shumica e migrantëve kalojnë në tentim për të arritur në Evropë.

Kryqi i Kuq tha për AFP-në se 56 burra dhe katër gra i kanë shpëtuar fundosjes së anijeve me migrantë. Kjo organizatë tha se është ende e paqartë se sa persona ishin në dy anijet që ishin nisur nga Zavija në Libi dhe nga Tripoli mbrëmjen e së martës.Ende nuk janë zbardhur shumë detaje të kësaj tragjedie, por agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi, duke cituar rrëfimet e disa të mbijetuarve, se pasi një nga anijet, që ishin nisur së bashku, filloi të përmbytej, disa migrantë u zhvendosën në anijen tjetër, e cila u mbingarkua dhe filloi të mbushej me ujë.

ANSA njoftoi se ndër të parët që u transportuan në morgun e Lampedusës ishin trupat e një të sapolinduri, tre fëmijëve, dy burrave dhe dy grave.“Dhimbje e madhe për tragjedinë e një tjetër anijeje pranë bregut të Lampedusës, ku UNHCR po asiston tani të mbijetuarit.

Duket se janë gjetur 20 trupa dhe po aq mungojnë”, shkroi në rrjetet sociale, Filippo Ungaro, zëdhënës i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi konfirmoi se dy anije u fundosën, duke thënë se ngjarja ndodhi 14 milje detare nga Lampedusa.

Disa media kanë raportuar se 97 persona ishin në dy anijet.UNHCR-ja njoftoi të mërkurën se deri tani këtë vit janë regjistruar 675 viktima në mesin e migrantëve, të cilët u mbytën në tentim për të kaluar Mesdheun.Deri të mërkurën, 38.263 emigrantë kanë mbërritur në brigjet e Italisë këtë vit, sipas Ministrisë së Brendshme.Piantedosi shkroi në rrjetet sociale se ky episod thekson “urgjencën për të parandaluar, nga vendet e nisjes, udhëtimet e rrezikshme detare”.

Qeveria e krahut të djathtë e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, ka arritur marrëveshje me shtetet e Afrikës së Veriut, prej ku nisen migrantët, duke u dhënë fonde dhe duke ofruar trajnime, në këmbim të ndihmës për të ndalur nisjen e migrantëve drejt brigjeve italiane./REL

Gjithashtu lexoni:

SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën

“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

Lajm i keq për paqen, Irani ndërpret komunikimin me SHBA-në, bllokohet Hormuzi

KosovaNewss 13/08/2025 13/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?