KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zelensky: Ukrainasit nuk do t’ia dorëzojnë tokën pushtuesit
Botë

Zelensky: Ukrainasit nuk do t’ia dorëzojnë tokën pushtuesit

KosovaNewss
KosovaNewss 11:21 -09/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka kundërshtuar të shtunën një samit të caktuar midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, duke paralajmëruar se çfarëdo marrëveshje për paqe pa Kievin do të prodhojë “zgjidhje të vdekura”.

Takimi, i caktuar për të premten në Alaskë të SHBA-së, shihet si përparim i mundshëm pas javësh zhgënjimi për mungesën e veprimeve për t’i ndalur luftimet.

Në një deklaratë të postuar në Telegram, Zelensky tha se integriteti territorial i Ukrainës, i përcaktuar në Kushtetutë, nuk mund të jetë pjesë e bisedimeve dhe theksoi se paqja e qëndrueshme duhet ta përfshijë edhe zërin e Ukrainës në tryezë e bisedimeve.Zelensky tha se Ukraina “nuk do t’ia japë Rusisë asnjë shpërblim për atë që ka bërë” dhe se “ukrainasit nuk do t’ia japin tokën e vet pushtuesit”.

Duke iu referuar shqetësimeve të ukrainasve se një takim i drejtpërdrejtë midis Putinit dhe Trump mund t’i anashkalojë Kievin dhe interesat evropiane, Zelensky tha: “Çdo zgjidhje që është pa Ukrainën, është njëkohësisht zgjidhje kundër paqes.

Ato nuk do të sjellin asgjë. Janë zgjidhje të vdekura, nuk do të funksionojnë kurrë”.Zyrtarë ukrainas më parë i kishin thënë privatisht agjencisë Associated Press se Kievi do të ishte i hapur për një marrëveshje për paqe që në mënyrë faktike do ta pranonte paaftësinë e Ukrainës për t’i rimarrë ushtarakisht territoret e humbura.

Trumpi tha se do të takohet me Putinin për të biseduar për përfundimin e luftës në Ukrainë.“Duket plotësisht logjike që delegacioni ynë të fluturojë përtej ngushticës së Beringut dhe që një samit kaq i rëndësishëm dhe i shumëpritur i udhëheqësve të dyja vendeve të mbahet në Alaskë”, tha këshilltari e Putinit për çështjet e jashtme, Yuri Ushakov, sipas agjencisë shtetërore ruse, RIA Novosti.

Një samit i tillë mund të jetë vendimtar në një luftë që filloi më shumë se tri vjet më parë, kur Rusia e nisi pushtimin e plotë të fqinjit të vet perëndimor, dhe që ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima.

Megjithatë, nuk ka asnjë garanci se do t’i ndalojë luftimet, pasi Moska dhe Kievi ende kanë shumë mospajtimet rreth kushteve për paqe.Duke folur për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, para se të konfirmonte datën dhe vendin e takimit, Trump la të kuptohej se çdo marrëveshje do të përfshinte “shkëmbimin e disa territoreve” por nuk dha hollësi.

Analistë, përfshirë disa të afërt me Kremlinin, kanë thënë se Rusia mund të ofrojë të heqë dorë nga territore që kontrollon jashtë katër rajoneve ukrainase që pretendon se i ka aneksuar.Trump tha se takimi i tij me Putinin do të mbahej para çdo diskutimi ballë për ballë me Zelenskyn.

 Ai më parë ishte pajtuar të takohej me Putinin edhe nëse ky i fundit nuk do të takohej me Zelenskyn.Kjo ngjalli frikë në Evropë se Ukraina mund të lihet mënjanë në përpjekjet për të ndalur konfliktin më të madh në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore./REL

Gjithashtu lexoni:

Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër

Shkencëtarët zbulojnë tetë shpella në Mars, të përshtatshme për jetesë

Arrestohet një praktikante e NATO-s, dyshohet për spiunazh

Trump: Kina dhe Rusia do të përballen me pasoja nëse e ndihmojnë Iranin

SHBA-ja vendos tarifa ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë

KosovaNewss 09/08/2025 09/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila
18:09 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?