KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Media italiane: Marrëveshja Itali-Shqipëri, një shembull i mirë në BE
Rajon

Media italiane: Marrëveshja Itali-Shqipëri, një shembull i mirë në BE

KosovaNewss
KosovaNewss 20:37 -22/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Disa vende kryesore të BE-së si Danimarka, Gjermania dhe Franca po shprehin mbështetje për qasje të ngjashme, ndërsa kërkojnë zgjidhje të reja për menaxhimin e krizës së imigracionit.

Në takimin e fundit joformal të Këshillit të Çështjeve të Brendshme të BE-së në Kopenhagen,  ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare diskutuan mbi çështjen e imigracionit, me theks të veçantë tek riatdhesimi i personave që nuk kanë të drejtë qëndrimi në Evropë.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen, në aktiviteti që shënon një nga ngjarjet e para të presidencës së radhës të Këshillit Evropian, ka qenë e qartë në qëndrimin e saj që në fillim të mandatit, “Njerëzit që vijnë nga jashtë, kryejnë krime të rënda dhe nuk respektojnë mënyrën tonë të jetesës nuk kanë vend në Evropë dhe duhet të dëbohen.”

Në një artikull të zgjeurar, gazeta italiane “Il Giornale” shkruan se, ky takim synon të nxisë bashkëpunimin mes vendeve anëtare për zbatimin më të ashpër të rregullave të migracionit dhe kthimin e emigrantëve të paligjshëm në vendet e origjinës, si pjesë e përpjekjeve për të ruajtur sigurinë dhe rendin brenda BE-së.

Ministri danez i Imigracionit, Kaare Dybvad Bek theksoi se sistemi aktual i azilit në Evropë është në krizë dhe se nevojiten zgjidhje të reja dhe marrëveshje me vende të tjera për të përshpejtuar riatdhesimet.

Ai përmendi marrëveshjen Itali-Shqipëri si një iniciativë që ecën në këtë drejtim dhe që mund të shërbejë si pikë referimi për vende të tjera anëtare të BE-së, pavarësisht kundërshtimeve të brendshme në Itali.

“Qendrat për përpunimin e kërkesave për azil jashtë BE-së, të ngjashme me ato që Italia po ndërton në Shqipëri, po përkrahen gjithnjë e më shumë nga disa shtete anëtare. Ministri danez theksoi se nëse trafikantëve u hiqet mundësia për të garantuar hyrjen në Evropë, zinxhiri i paligjshëm i emigracionit do të goditet. Kjo, sipas tij, mund të arrihet përmes riatdhesimeve të shpejta dhe përpunimit të kërkesave për azil jashtë BE-së” – citon Il Giornale.

Në Gjermani, sipas të dhënave të përmendura nga Bek, aktualisht jetojnë rreth 300 mijë persona që kanë marrë përgjigje negative për azil dhe që duhet të riatdhesohen.

Në këtë kontekst, edhe propozimet për qendra të ngjashme në vende si Ruanda janë në shqyrtim.

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, e përshëndeti qasjen e re si “tërësisht të nevojshme” dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me vendet partnere për zbatim efektiv të këtyre politikave. Ai shtoi se zbatimi i këtyre marrëveshjeve nga vendet individuale ka qenë i vështirë, por nëse ndërmerren në nivel evropian, ato mund të japin rezultate më të mira.

Franca gjithashtu ka shprehur mbështetje për këtë model. Ministri i Brendshëm francez, Bruno Reitailleau, ka deklaruar se, ndonëse Franca përballet me kufizime kushtetuese, ajo nuk ka pengesa në parim për qendrat e riatdhesimit dhe mbështet çdo iniciativë që e bën procesin më efektiv.

Edhe pse marrëveshja Itali-Shqipëri është kundërshtuar brenda Italisë nga opozita dhe gjyqësori, jashtë saj po shihet si një prej modeleve më të avancuara për t’i dhënë një përgjigje konkrete krizës së migracionit dhe për të ndihmuar në krijimin e një modeli të përbashkët evropian.

Gjithashtu lexoni:

Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”

Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë

Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Tragjedi në Shqipëri, raportohet se është vrarë një polic

KosovaNewss 22/07/2025 22/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

KQZ-ja përfundon numërimin
11:30 -08/06/2026
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe profesional
10:53 -08/06/2026
99.84% e kutive të votimit janë numëruar, kanë mbetur vetëm edhe katër kuti
10:35 -08/06/2026
Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin
10:18 -08/06/2026
Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €
09:44 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?