KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prishtina mbyll aventurën në Ligën e Evropës, vazhdon garat në Ligën e Konferencës
Sport

Prishtina mbyll aventurën në Ligën e Evropës, vazhdon garat në Ligën e Konferencës

KosovaNewss
KosovaNewss 22:23 -17/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prishtina e ka mbyllur me nder aventurën në Ligën e Evropës, duke mposhtur 2-1 Sheriff Tiraspolin në stadiumin “Fadil Vokrri”, por duke u eliminuar nga gara për shkak të humbjes 4-0 në ndeshjen e parë në Moldavi.

Skuadra kryeqytetase shfaqi një lojë të bukur dhe dominuese në pjesën e parë, ku krijoi disa raste të pastra shënimi. Që në minutat e para, Leotrim Kryeziu u rrëzua në zonë pas një ndërhyrjeje të dyshimtë, por gjyqtari armen Henrik Nalbandyan vendosi të mos akordojë penallti.

Pak më vonë, Valmir Veliu iu afrua golit me një gjuajtje precize që kaloi shumë afër shtyllës, ndërsa Hamdi Namani provoi nga distanca me një goditje të fuqishme, por pa sukses.

Rasti më i mirë i pjesës së parë erdhi në minutat shtesë, kur Blend Baftiu gjuajti drejt portës pas një aksioni të ndërtuar bukur, por topi u ndal në vijën fatale nga një mbrojtës i Sheriffit. Skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 0-0.

Në pjesën e dytë, një gabim individual i Prishtinës rezultoi fatal. Sheriff kaloi në epërsi 0-1 pasi mbrojtësi i Prishtinës, Phelippe Boueye  humbi topin në zonën e tij, dhe Artur Serobyan përfitoi duke e dërguar topin në rrjetë.

Por Prishtina nuk u dorëzua dhe mori barazimin. Hamdi Namani shënoi një gol të bukur me kokë pas një harkimi të saktë nga këndi nga Ardian Muja. Namani kërceu më lart se të gjithë dhe goditi saktë në këndin e sipërm të majtë të portës.

Në minutën e 65-të, Rin Ahmeti ishte në vendin e duhur në momentin e duhur, kur pas një goditjeje të parë dhe një devijimi në zonë, topi iu kthye në këmbë dhe ai gjuajti saktë në këndin e poshtëm të majtë për 2-1.

Fitorja 2-1 e Prishtinës ishte një shpërblim për lojën e mirë dhe përkushtimin, por nuk mjaftoi për të kaluar tutje. Me rezultat të përgjithshëm 5:2 për moldavët, Sheriff kalon në raundin tjetër.

Prishtina do të luajë në Ligën e Konferencës, kundër iralndezo-veriorëve të Larne, klub i njohur në Kosovë, pasi Ballkani dy herë është përballur me ta.

Gjithashtu lexoni:

UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27

FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë

Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të

Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi

Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij

KosovaNewss 17/07/2025 17/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?