KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
Rajon

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

KosovaNewss
KosovaNewss 22:49 -04/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

“Për më shumë se gjashtë muaj mijëra vetë po protestojnë në Serbi. Ata janë jashtëzakonisht krijues në hartimin e strategjive të reja të protestës”, vlerëson media gjermane.

Situata në Serbi po përkeqësohet, raporton agjencia gjermane e lajmeve KNA. “Ajo që filloi si një protestë kundër korrupsionit po bëhet gjithnjë e më shumë një sprovë për qeverinë. Në Serbi, studentët po i drejtohen gjithnjë e më shumë mosbindjes civile, ndërsa policia po përgjigjet me një valë arrestimesh.”

“Me protesta  ulur, kontejnerë mbeturinash dhe barrikada të tjera në rrugë, demonstruesit po paralizojnë përkohësisht trafikun në Beograd,  Novi Sad dhe qytete të tjera”, raporton agjencia.

“Veprimet pasuan demonstratat e mëdha të së shtunës, në të cilat më shumë se 100,000 vetë në kryeqytet kërkuan zgjedhje të parakohshme parlamentare.”

Metoda paqësore dhe inovative – po e çmend policinë

“Në Beograd është e pamundur të planifikosh diçka për ditë të tëra”, shkruan gazeta me seli në Berlin, Tagesspiegel. “Kudo që të shkosh, has barrikada të ngritura nga qytetarë që protestojnë. Dhe njerëzit përballen me njësi speciale të policisë me veshje të plota luftarake dhe me maska ​​të zeza kërcënuese mbi fytyrat e tyre.”

“Transporti publik është ndërprerë shpesh. Vetëm këtë të mërkurë, rreth tridhjetë linja u anuluan në Beograd. Çdo ditë, dhjetëra ‘terroristë’ – domethënë qytetarë që demonstrojnë paqësisht në rrugë – po arrestohen. Protestat civile të iniciuara nga studentët dhe që kanë vazhduar në të gjithë vendin për më shumë se gjysmë viti, siç janë bllokadat e universiteteve, kanë hyrë në një fazë të re – mosbindje civile.”

Gazeta gjermane vlerëson se pika e kthesës erdhi pas protestave të 28 qershorit dhe përplasjeve midis policisë dhe demonstruesve që pasuan. “Më 29 qershor, pas një nate të stuhishme, gjërat fillimisht mbetën të qeta. Autokrati Vuçiq  shpalli fitoren dhe studentët numëruan kokat e përgjakura dhe të arrestuarit. Por pastaj në mbrëmje, brenda një ore, i gjithë Beogradi u bllokua, gjë që preku kryqëzimet dhe urat më të rëndësishme mbi lumin Sava. Këto bllokada kanë vazhduar.”

Bllokadat e Beogradit

“Metoda është paqësore dhe inovative, dhe po e çmend policinë plotësisht të pafuqishme”, shkruan gazeta. “Grupe qytetarësh bllokojnë rrugët dhe ngrenë barrikada në lagjet e tyre. Kur mbërrin policia, ata i binden urdhrit për t’u larguar, ia lënë pastrimin e barrikadave policisë dhe presin derisa të largohen. Kur kjo ndodh, gjithçka fillon nga e para. Policia është plotësisht e mbingarkuar. Ndërkohë bën vapë përvëluese. Policët me helmeta dhe pajisje jo vetëm që janë të rraskapitur, por ndihen edhe të poshtëruar nga kjo lojë maceje me miun.”

Tagesspiegel përfundon: “Autokracia po lëkundet. Një student 20-vjeçar e përmblodhi kështu: ‘Nuk ka asgjë më të rrezikshme për një regjim autoritar sesa kur qytetarët nuk i frikësohen më dhe kur ata tallen me autokratët.’”

Gjithashtu lexoni:

BE debaton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Pavarësia e ShBA-së, Begaj: Të bashkuar ndaj vlerave demokratike

Qytetarët serbë njohin policen që keqtrajtoi studenten në Fakultetin Juridik, shikoni si u prit nga turma para stacionit në Beograd

SPAK dhe italianët godasin grupin e Suel Çelës, sekuestrohen rreth 4 milionë euro pasuri

Kroacia u rekomandon qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Serbi

KosovaNewss 04/07/2025 04/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një grua në Suharekë
09:14 -05/07/2025
Shtetasi i Maqedonisë raportoi rrejshëm në Policinë e Kosovës
09:12 -05/07/2025
BE debaton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
08:39 -05/07/2025
Moti në vikend i nxehtë, temperatura deri në 37 gradë Celsius
08:34 -05/07/2025
Përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:32 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?